Sport

VIDEO / Milani nuk di më të fitojë, barazon mes protestës së tifozëve me Genoan!

Kuqezionjtë e mbyllën këtë takim në barazim 3-3, duke marrë një pike që nuk vlen asgjë, ndërkohë bashkë me pikën edhe kritikat dhe protestën e tifozerisë kuqezi e cila hoqi dorë nga mbështetja.

5 Maj 2024, 19:37 Nga DOSJA
VIDEO / Milani nuk di më të fitojë, barazon mes protestës

ITALI - Gjatë hyrjes së skuadrave në fushë, lojtarët u përballën nga një atmosferë surreale në San Siro. “Curva Sud”, ku akomodohen grupet e tifozëve të organizuar kuqezinj, shfaqën një sërë pankartash që protestonin kundër klubit pas një sezoni zhgënjyer, që po mbyllet pa asnjë trofe: “Një projekt fitues fillon nga klubi. Kohezioni, ambicia, aftësia, blerjet e synuara, prania institucionale, strategjia e komunikimit”.

Në minutën e pestë Retegui realizoi nga pika e bardhë e penalltisë, pas ndërhyrjes së gabuar të Tomorit brenda zonës.

Kundërpërgjigjja e kuqezinjve erdhi në fundin e pjesës së parë me Florenzin, që realizoi me kokë nga një distancë e afërt.

Me rifillimin e lojës në pjesën e dytë është ish-sulmuesi i Partizanit Ekuban ai që kalon sërish Genoa.

Por kuqezinjtë nuk mund të turpëroheshin edhe më tej dhe arritën të përmbysin gjithçka në avantazhin e tyre brenda 3 minutave. Në të 72-tën është Gabia ai që barazpeshon shifrat në 2-2.

Ndërkaq Olivier Giroud në ditët e tij të fundit kuqezim, përpara largimit për në Amerikë arrin të shënojë golin e tretë për skuadrën e Piloti duke e kaluar në minutën e 75-të për herë të parë në avantazh në këtë takim.

Megjithatë asgjë nuk kishte mbaruar, Thiaw përveçse nuk arriti të ishte efikas sa duhej në mborjtje, shkaktoi edhe një autogol në minutën e 87-të duke vulosuar një barazim 3-3.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll