Sport

VIDEO / Ramadani nga spitali direkt në fushë, qëndroi për një javë në reaminacion!

Mesfushori i kombëtares kuqezi, ka trembur ndjeshëm stafet mjekësore të klubit të tij, por edhe të kombëtares rreth 2 javë më parë ku një infeksion në rrugët respiratore e ka bërë të përfundojë në spital.

5 Maj 2024, 17:29 Nga DOSJA
VIDEO / Ramadani nga spitali direkt në fushë, qëndroi për

ITALI – Kujdo i ka rënë në sy mungesa e Ylber Ramadanit në dy ndeshjet e fundit të Lecces, skuadrës së tij në Itali, me të cilën u shndërruar shumë shpejt, brenda një sezoni në liderin e sajë dhe një prej lojtarëve më të dashur të tifozerisë, pavarësisht mbylljes jo të mirë të këtij edicioni.

Ai u rikthyer mesditën e sotme në ndeshjen që skuadsra e tij zhvilloi në transfertë përballë Cagliarit dhe që përfundoi me shifrat 1-1. Por mesfushori i kombëtares kuqezi, ka trembur ndjeshëm stafet mjekësore të klubit të tij, por edhe të kombëtares rreth 2 javë më parë ku një infeksion në rrugët respiratore e ka bërë të përfundojë në spital.

Burime pranë lojtarit konfirmojnë një situatë shqetësuese të lojtarit prej disa kohësh, ku pas kontrolleve në spital është vënë re një infeksion i rëndë për të cilën është dashur një ndëprhyrje kirurgjikale dhe rreth 1 javë trajtime në kujdes intensive të mjekëve.

Ramadani ishte rikthyer në stërvitje pak ditë më parë dhe për fat të mirë çdo gjë sipas tij dhe mjekëve ka kaluar dhe ai ka rifilluar stërvitjen edhe pse i veçuar nga grupi. Megjithatë situata jo shumë e mirë edhe pse duket se i kanë shpëtuar rënies nga Seria A, ka detyruar trajnerin ta aktivizojë astë për 72 minuta në këtë ndeshje ku morën një pike që i vlen për synimnin që kanë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll