Sport

Chelsea bën ofertën zyrtare për Osimhen, jep 90 milionë dhe Lukakun!

Chelsea bëri ofertën e parë zyrtare për Victor Osimen, ku “blutë” ofrojnë 90 milionë euro, Romelu Lukaku në këmbim dhe një tjetër futbollist.

5 Maj 2024, 17:51 Nga DOSJA
Chelsea bën ofertën zyrtare për Osimhen, jep 90 milionë dhe

ANGLI - Chelsea e zyrtarizoi interesimin për Victor Osimhen. Prej disa kohësh dihet se sulmuesi nigerian është lartë në listën e “bluve” që duan të forcohen ndjeshëm në krye të sulmit, verën e ardhshme.

Sipas mediave italiane, Chelsea ka bërë ofertën e parë zyrtare për Osimhen. Di Marzio zbulon propozimin e londinezëve, duke treguar paketën që “blutë” kanë dërguar në zyrat e Napolit. Prandaj Chelsea ofron një shumë mes 80 dhe 90 milionë eurove.

Megjithatë, nuk ndalet me kaq, pasi raportohet se ofron dy futbollistë si shkëmbime. I sigurti që Chelsea thuhet se po ua jep “Partenopeit” është Romelu Lukaku. Emri i futbollistit të dytë nuk është bërë ende i ditur, megjithatë gazetari italian raporton se bëhet fjalë për një futbollist të ri të “bluve”.

Napoli nuk ka reaguar deri më tani. Njëkohësisht, theksohet se në betejë pritet të hyjë menjëherë Paris Saint-Germain. Vlen të theksohet se sulmuesi nigerian rinovoi me Napolin disa muaj më parë me klauzolën e lirimit që përflitet të jetë deri në 135 milionë euro.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll