Sport

VIDEO / Milani në rënie të lirë, e ndëshkon ish-sulmuesi i Partizanit, protestojnë tifozët!

“Curva Sud”, ku akomodohen grupet e tifozëve të organizuar kuqezinj, shfaqën një sërë pankartash që protestonin kundër klubit pas një sezoni zhgënjyer.

5 Maj 2024, 19:22 Nga DOSJA
VIDEO / Milani në rënie të lirë, e ndëshkon

ITALI - Gjatë hyrjes së skuadrave në fushë, lojtarët u përballën nga një atmosferë surreale në San Siro. “Curva Sud”, ku akomodohen grupet e tifozëve të organizuar kuqezinj, shfaqën një sërë pankartash që protestonin kundër klubit pas një sezoni zhgënjyer, që po mbyllet pa asnjë trofe: “Një projekt fitues fillon nga klubi. Kohezioni, ambicia, aftësia, blerjet e synuara, prania institucionale, strategjia e komunikimit”.

Në minutën e pestë Retegui realizoi nga pika e bardhë e penalltisë, pas ndërhyrjes së gabuar të Tomorit brenda zonës.

Kundërpërgjigjia e kuqezinjve erdhi në fundin e pjesës së parë me Florenzin, që realizoi me kokë nga një distancë e afërt.

Me rifillimin e lojës në pjesën e dytë është ish-sulmuesi i Partizanit Ekuban ai që kalon sërish Genoa.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll