Sport

Pogba lë futbollin dhe kalon në kinematografi, po xhiron filmin “4 zero”!

Lojtari i Juventusit u dënua me 4 vjet pasi doli pozitiv për testosteron në gusht të 2023, ndërkohë që e ka apeluar vendimin në CAS.

5 Maj 2024, 17:07 Nga DOSJA
Pogba lë futbollin dhe kalon në kinematografi, po xhiron filmin

FRANCE - Larg fushave të lojës për shkak të një skualifikimi të gjatë për doping, Paul Pogba i kthehet kinemasë. Sipas asaj që raporton Le Parisien, mesfushori nën kontratë me Juventusin aktualisht është duke filmuar filmin ‘4 zero’, të regjisorit francez Fabien Onteniente.

Pogba u pa në stadiumin Parc de Rueil-Malmaison (Hauts de Seine), në shoqërinë e aktorëve Ge'rard Lanvin dhe Didier Bourdon.

Mesfushori kampion bote, luan një edukator përgjegjës për futbollistët e rinj. Filmi është planifikuar të shfaqet më 9 prill 2025, është vazhdimi i '3 Zeros', i trasmtuar në vitin 2002. Kasti përfshin gjithashtu dy personalitete nga bota e futbollit si Rolland Courbis dhe trajneri historik Guy Roux.

Lojtari i Juventusit  u dënua me 4 vjet pasi doli pozitiv për testosteron në gusht të 2023, ndërkohë që e ka apeluar vendimin në CAS.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll