Sport

E bujshme! Paula Badosa dhe Stefano Tsitsipas ndahen…

Tenistja Paula Badosa njofton ndarjen e saj me Stefanos Tsitsipas, afër një vit pasi ata bënë publike se ishin çift.

5 Maj 2024, 17:00 Nga DOSJA

E bujshme! Paula Badosa dhe Stefano Tsitsipas ndahen…

SPANJE - Çifti më i famshëm në skenën aktuale të tenisit është ndarë. Spanjolja Paula Badosa dhe greku Stefanos Tsitsipas kanë vendosur të ndjekin rrugë të ndryshme.

Kështu ka deklaruar në rrjetet sociale katalanasja. 

E bujshme! Paula Badosa dhe Stefano Tsitsipas ndahen…

"Pas shqyrtimit të kujdesshëm dhe shumë momenteve të dashura së bashku, Stefanos dhe unë kemi vendosur të ndahemi miqësisht. Kemi ndarë një udhëtim plot dashuri dhe mësim, dhe tani zgjedhim të ecim përpara vetëm si miq me respekt të ndërsjellë të pamasë”,- thekson në deklaratën e saj tenistja nga Begurja.

Ajo shton se "ne vlerësojmë mbështetjen e miqve tanë, të familjes dhe të gjithë atyre që kanë qenë pjesë e historisë sonë. Ndërsa kalojmë përpara në këtë kapitull të ri të jetës sonë, ne vazhdojmë t'i urojmë njëri-tjetrit më të mirat në të gjitha përpjekjet tona."

Dhe "kërkon me dashamirësi privatësi gjatë kësaj kohe, duke ju falënderuar për mirëkuptimin dhe respektin".

Vendimi është befasues, pasi Paula Badosa dhe Stefanos Tsitsipas kishin përkrahu gjatë turneut të Madridit. Ata madje janë parë duke ecur dhe duke darkuar së bashku.

E bujshme! Paula Badosa dhe Stefano Tsitsipas ndahen…
Badosa dhe Tsitsipas pozojnë me fanelat e Interit me Beckham, marsin e kaluar

Tenisti ndodhet tashmë në Romë, ku po zhvillohet një turne i ri në të cilin do të garojnë femra dhe meshkuj gjatë dy javëve të ardhshme, përpara se të përballet me Roland Garros në Paris. 

Badosa dhe Tsitsipas konfirmuan publikisht lidhjen e tyre në qershor 2023. Më pak se një vit më vonë erdhi ndarja. 

Paula Badosa ka kaluar muaj shumë të vështirë për shkak të një dëmtimi të shpinës që ka lënë pasoja kronike në shëndetin e saj. Së fundmi ajo zbuloi se ka injektuar kortizon në përpjekje për të vazhduar konkurrencën. 

Në moshën 26-vjeçare, ajo e ka gjetur veten jashtë ‘Top-100’-shes të botës, pa qenë në gjendje të luajë rregullisht dhe plotësisht që pothuajse nga maji 2023.

Tsitsipas, 25 vjeç, u rikthye në ‘Top-10’ të botës pasi fitoi ATP Masters 1000 në Madrid dhe finalen në trofeun Conde de Godó. 

Badosa dhe Tsitsipa kishin nisur lidhjen e tyre, pasi kishin lidhur miqësi të gjata me aktorin kubanez Juan Betancourt dhe greken Theodora Petalas. Ndikim pati edhe lidhja e Paulës me prezantuesin David Broncano. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll