Politike

Radhë kilometrike në Kapshticë, Blushi: Institucionet të marrin masa për të garantuar lëvizjen e lirë të qytetarëve në festën e Pashkëve Ortodokse

Ai thotë se "vuajtjet e qytetarëve në rradhët kilometrike dhe vonesat burokratike në kufi, në Shqipërinë e vitit 2024 janë të patolerueshme!"

4 Maj 2024, 14:57 Nga r.ll
Radhë kilometrike në Kapshticë, Blushi: Institucionet të
tedi blushi

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka denoncuar nga pika kufitare e Kapshticës, radhët e gjata të kalimit të shqiptarëve të cilët po kthehen në Shqipëri për festën e Pashkëve Ortodokse. 

Në postimin e tij, shoqëruar me video, Blushi shprehet se fluksi pritet të shtohet në orët në vijim, ndërsa i bën thirrje  institucioneve përgjegjëse, të marrin masat për të garantuar lëvizjen e lirë.

Ai thotë se "vuajtjet e qytetarëve në rradhët kilometrike dhe vonesat burokratike në kufi, në Shqipërinë e vitit 2024 janë të patolerueshme!"

POSTIMI I TEDI BLUSHIT:

LIVE nga Kapshtica, në pikën e kalimit kufitar me Greqinë, për të ndjekur nga afër qarkullimin e bashkëkombasve tanë, të cilët po vijnë në Atdhe për të festuar Pashkën e Madhe ortodokse.

Situata është e rëndë dhe raportimet bëjnë me dije se shtimi i fluksit në orët e ardhshme do ta bëjë edhe më të vështirë.
Nga pika e kalimit kufitar në Kapshticë ju bëj thirrje institucioneve përgjegjëse, të çohen në këmbë dhe të marrin të gjitha masat për të garantuar lëvizjen e lirë.

Vuajtjet e qytetarëve në rradhët kilometrike dhe vonesat burokratike në kufi, në Shqipërinë e vitit 2024 janë të patolerueshme!
Çdo shqiptar meriton të trajtohet me dinjitet, jo si njeri pa me shtet dhe pa Atdhe!

Një urim të përzemërt për të gjithë bashkëkombasit që po vijnë në këto orë nga jashtë për të festuar me familjet e tyre në Shqipëri: Gëzuar Pashkën! Shëndet, lumturi dhe mbarësi në familjet tuaja! Dramës së madhe të shpopullimit do t'i japim fund me 5 prioritetet e Partisë së Lirisë për 4 milion shqiptarë plus!

tedi blushi radhe ne kapshtice pashket ortodokse

Sondazh

Poll