Politike

"Taulant Tusha me hotel në Potam në emër të vëllait"/ Berisha publikon dokumentat: Vjedhje të pafundme që po i fsheh SPAK

SPAK e akuzon Taulant Tushën, Redian Mollën dhe Mariglen Qaton së bashku me zyrtarë të tjerë të bashkisë se favorizuan kompaninë 5D Konstruksion në tendera punësh publike.

4 Maj 2024, 14:06 Nga r.ll
"Taulant Tusha me hotel në Potam në emër të
taulant tusha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur se Taulant Tusha, drejtori i bashkisë së Tiranës, ka hotel në Potam të Himarës, në emër të vëllait.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha ka nxjerrë dokumentat që sipas tij vërtetojnë pasuritë e vëllezërve Tusha, si dhe ka akuzuar SPAK se po i fsheh këto vjedhje të pafundme të kryera nga drejtorët e Erion Veliajt.

"Hajnat nuk ngopen kurrë! Taulant Tusha me hotel në Potam të Himarës në emër të vëllait! Shikoni foton dhe lexoni dokumentat. Vjedhje të pafundme. Krimet që fsheh Skrapi i partisë!", shkruan Berisha në Facebook.

I njëjti denoncim u raportua edhe në një shkrim të gazetarit Elton Qyno, ku shprehej se SPAK i ka gjetur Taulant Tushës kompani ndërtimi, kontrata dhurim biznesi të vëllait, hotelin në Potam dhe apartamente. 

SPAK e akuzon Taulant Tushën, Redian Mollën dhe Mariglen Qaton së bashku me zyrtarë të tjerë të bashkisë se favorizuan kompaninë 5D Konstruksion në tendera punësh publike. Kompania është regjistruar në pronësinë e Nestor Muhametllarit, por prokuroria pretendon se ka de fakto zotërues Mollën dhe drejtorin tjetër të Bashkisë së Tiranës, Mariglen Qato. Kompania 5D Konstruksion u themelua në vitin 2016 me emrin “Igor Elektrik” dhe e ndryshoi më pas emrin në vitin 2019 në V.A.S. Konstruksion dhe në vitin 2021 në 5D Konstruksion. Të dhënat e bilanceve të kompanisë të depozituara në Qendrën Kombëtare të Biznesit, tregojnë se të ardhurat e saj ishin në masën 2.2 miliardë lekë [rreth 20 milionë euro] për periudhën nga viti 2016 kur u themelua deri në vitin 2022.

Nga të dhënat e prokurimeve publike, kompania ka fituar 29 kontrata me vlerë të përgjithshme prej 1.8 miliardë lekësh. Sipas SPAK hetimet për Mollën dhe personat e tjerë të akuzuar në këtë dosje kanë filluar kryesisht në prill të vitit 2023, ndërsa më pas atyre u është bashkëlidhur edhe një kallëzim penal nga kandidati i opozitës për kryetar i Bashkisë së Tiranës në zgjedhjet vendore të vitit të kaluar, Belind Këlliçi. Sipas SPAK, Qato dhe Molla e kishin fshehur pronësinë mbi kompaninë 5D Konstruksion përmes ortakëve fiktivë në aktet e regjistrimit. Molla i ka mohuar akuzat në një qëndrim publik duke pretenduar se nuk kishte lidhje me kompaninë dhe se akuzat ishin sulm politik.

taulant tusha sali berisha

Sondazh

Poll