Sport

Champions League/ Italiani Daniele Orsato do të jetë gjyqtari i ndeshjes së kthimit gjysmëfinale PSG - Dortmund...

Italiani Daniele Orsato u emërua nga UEFA për të gjykuar PSG-Dortmund në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Champions League të martën (21:00).

5 Maj 2024, 15:52 Nga DOSJA

Champions League/ Italiani Daniele Orsato do të jetë gjyqtari i

ZVICER - Gjyqtari i ndeshjes së kthimit gjysmëfinale ndaj Dortmundit, nuk do të sjellë kujtime të mira në Paris Saint-Germain. UEFA ka njoftuar mëngjesin e kësaj të diele se arbitri italian Danierle Orsato do të gjykojë mbrëmjen e së martës në ‘Parc des Princes’ sfidës PSG-Borussia Dortmund (21:00).

Italiani 48-vjeçar, i njohur në mbarë botën, ishte gjithashtu arbitri gjatë humbjes së PSG-së kundër Bayern Munich, në ndeshjen e dytë të raundit të 16-të (2-0) të Champions League vitin e kaluar.

Champions League/ Italiani Daniele Orsato do të jetë gjyqtari i

Orsato ishte gjithashtu arbitër në finalen e Champions League të humbur nga klubi parizien në vitin 2020, edhe një herë kundër Bayern Munich (1-0).

Ai, të martën do të ndihmohet nga bashkatdhetarët e tij, Ciro Carbone dhe Alessandro Giallatini.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll