Politike

Rama: Reportazhi i Rai 3 për Shqipërinë u bë pa asnjë verifikim të atyre që thonin

Në podcastin e tij të përjavshëm, ku kësaj here kishte të ftuar gazetarin Blendi Fevziu, Rama teksa po fliste për gazetarinë e ditëve të sotme, tha se një nga problemet kryesore është mosverifikimi i fakteve.

4 Maj 2024, 11:50 Nga r.ll
Rama: Reportazhi i Rai 3 për Shqipërinë u bë pa asnjë
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish ditën e sotme reportazhin për Shqipërinë të emisionit investigativ "Report" në televizionin italian Rai 3. 

Në podcastin e tij të përjavshëm, ku kësaj here kishte të ftuar gazetarin Blendi Fevziu, Rama teksa po fliste për gazetarinë e ditëve të sotme, tha se një nga problemet kryesore është mosverifikimi i fakteve.

Pas kësaj Rama tha se rasti me Rai3 nuk do kishte ndodhur në të shkuarën, sepse sipas tij reportazhi është bërë pa asnjë verifikim të atyre që kanë thënë.

BISEDA:

Edi Rama: Goditja tjetër që tanimë po bëhet gjithmonë e më shumë modë, rasti me Rai3 nuk do kishte ndodhur në të shkuarën që të bëhej një reportazh pa asnjë verifikim të atyre gjërave që thonin.

Blendi Fevziu: Megjithatë, gazetari i Rai3 ka pretenduar që i qëndron gjërave që ka thënë dhe do ta nxjerrë reportazhin, sepse për mua ishte e patolerueshme dhe e padrejtë që një reportazh i paralajmëruar të mos nxirret, mininalisht duke bërë një argumentim, që mund të shtyhet për të verifikuar faktet, mund të shtyhet për të përfshirë palën tjetër, por jo ta injorosh një njoftim të një gjëje që ishte bërë.

Edi Rama: Unë nuk e di këtë pjesë sepse nuk e kam ndjekur në këtë aspekt. Por di që ajo që ndodhi nuk do kishte ndodhur para disa vitesh, pra që të bësh një emision ku të marrësh nëpër gojë persona të cilët janë të gjallë e janë persona publikë, kanë një përgjegjësi përpara të gjithëve dhe të mos kërkosh versionin e tyre të ngjarjeve ose të mos verifikosh çfarë thuhet për ta…

Blendi Fevziu: …nejse ata i referoheshin mediave shqiptare në pjesën qëndrore të tyre dhe të gjitha gjërat që kishin nxjerrë nuk është që nuk janë publikuar në mediat shqiptare. Kryeministri Edi Rama: Kjo është pjesë tjetër e bisedës se nuk dua të zgjatem tek kjo, por faktikisht jo ishin referuar por ato të gjitha ishin gjëra të marra nga këtu.

Blendi FevziuPor një media mund t’i referohet mediave lokale.

Edi Rama: Dakord, por në momentin kur ti merr nga një burim tjetër një lajm ose një tërësi “faktesh” që janë problematike dhe as nuk i verifikon dhe nga ana tjetër, të njëjtët viktima të atyre që ti ke marrë, ti i rigodet pa bërë verifikim, kjo nuk do të kishte ndodhur më përpara. Dhe pjesa kulmore ishte mohimi i faktit që ndërkohë përgjigjet të cilat i kishin kërkuar, i kishin marrë, dhe nuk i publikuan, por që të thonë që nuk i kemi…

Reportazhi i emisionit 'Report' në "Rai 3", i publikuar mbrëmjen e 21 prillit ka bërë bujë në Itali dhe Shqipëri, pasi tha se marrëveshja për refugjatët mes Shqipërisë dhe Italisë është hartuar për interesa të errëta. Për realizimin e reportazhit, gazetari italian Giorgio Mottola ka vizituar edhe Shëngjinin ku do të ndërtohen edhe qendrat e pritjes së emigrantëve nga Italia. Sipas reportazhit, përmendet se personi kyç pas kësaj marrëveshje është Engjëll Agaçi, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, i konsideruar edhe si një ish-avokat të trafikantëve të drogës. Në reportazh përmendet se krimi ka arritur në nivele të larta të qeverisë shqiptare, madje edhe vetë vëllai i Edi Ramës, Olsi është i implikuar me kartelet e drogës.

edi rama emisioni report në rai 3

Sondazh

Poll