Aktualitet

Dhunonte gruan dhe fëmijët/ Emër i njohur për policinë, kush është Ergys Arrazi që çoi vajzën e tij drejt vetëmbytjes (FOTO)

5 Maj 2024, 11:28 Nga r.ll
Dhunonte gruan dhe fëmijët/ Emër i njohur për policinë,
ergys arrazi

SHKODËR- Ergys Arrazi, 31-vjeç është arrestuar ditën e djeshme nga policia pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë në familje. Po ashtu akuzohet edhe për shkaktim të vetëvrasjes së vajzës së tij 9-vjeçare për shkak të dhunës. 31-vjeçari rezulton emër i njohur për policinë, pasi dy vite më parë, së bashku me disa persona të tjerë janë arrestuar për kultivim të lëndëve narkotike.

I arrestuari raportohet se është vëllai i Edison Arrazi, ky i fundit i dënuar për posedim kanabisi. Vëllai i Arrazit ishte akuzuar për vrasjen e Endri Mustafës me 6 plumba në trup më 17 maj 2021, në zonën e Livadheve të Shkodrës. Por, Edison Arrazi u la në burg vetëm për posedim kanabisi, pasi nuk u provua se ishte përfshirë në ngjarje.

Ergys Arrazi, ishte personi që denoncoi zhdukjen e bashkëshortes së tij 39-vjeçare, Alma Arrazi dhe tre fëmijëve të tyre të mitur, të moshave 9, 8 dhe 3 vjeç. Ditën e djeshme, trupi i pajetë 9-vjeçares u gjet rastësisht nga një peshkatar në ujërat e lumit Buna në fshatin Darragjat. E mitura dyshohet se është vetëmbytur për shkak të dhunës nga i ati i saj. 

Ndërkohë ditën e sotme polumbarët e RENEA-s vijojnë me kërkimet e dy fëmijëve të tjerë dhe Alma Arrazit, të cilët po ashtu dyshohen të jenë vetëmbytur në lumë. 

 

ergys arrazi alma arrazi shkoder

Sondazh

Poll