Aktualitet

Anulohet mesha e Pashkëve Ortodokse në Shkodër, shkak muzika e lartë e lokaleve përreth kishës

Muzika e lartë e lokaleve të natës përreth kishës “Lindja e Krishtit” ka detyruar disa herë famullitarit At Nikolla Petani, të ndërpresë meshën dhe në fund ai së bashku me besimtarët ortodoksë, kanë vendosur të anulojnë meshën.

5 Maj 2024, 10:50 Nga r.ll
Anulohet mesha e Pashkëve Ortodokse në Shkodër, shkak muzika e
foto ilustruese

SHKODËR- Një ngjarje jo e zakontë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Shkodër, ku mesha e vigjiljes e Pashkëve Ortodokse është anuluar për shkak të muzikës.

Muzika e lartë e lokaleve të natës përreth kishës “Lindja e Krishtit” ka detyruar disa herë famullitarit At Nikolla Petani, të ndërpresë meshën dhe në fund ai së bashku me besimtarët ortodoksë, kanë vendosur të anulojnë meshën.

Kjo sepse në kishë, ka qenë e pamundur të dëgjohej fjala e famullitarit dhe mesazhi i festës për shkak të muzikës së lartë.

pashket ortodokse shkoder

Sondazh

Poll