Aktualitet

Tragjike/ Nëna u raportua e humbur bashkë me tre fëmijët, gjendet në ujërat e lumit Drin trupi i njërit prej të miturve (EMRI)

Çfarë e bën edhe më tragjike ngjarjen është se dyshohet se mund të jenë mbytur edhe dy fëmijët e tjerë bashkë me nënën e tyre, Alma Arrazin. 

5 Maj 2024, 10:09 Nga r.ll
Tragjike/ Nëna u raportua e humbur bashkë me tre fëmijët,
foto ilustruese

SHKODËR- Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në Shkodër. Një ditë më parë është denoncuar e zhdukur nga bashkëshorti një grua me tre fëmijët e saj. 

Ndërkohë ditën e sotme, është gjetur rastësisht nga peshkatarët në ujërat e lumit Drin, trupi i njërit prej fëmijëve të mitur. Çfarë e bën edhe më tragjike ngjarjen është se dyshohet se mund të jenë mbytur edhe dy fëmijët e tjerë bashkë me nënën e tyre, Alma Arrazin.  

Polumbarët e RENEA- s ndodhen në Shkodër duke bërë kërkime për trupat e tre personave të tjerë.

shkoder alma arrazi

Sondazh

Poll