4 Maj 2024, 11:46
Nga N.F
Basha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike të vulës, Lulzim Basha ka zhvilluar ditën e sotme një takim ku ka folur në lidhje me mburrjet e qeverisë siç i ka cilësuar vetë ai. Basha gjatë fjalës së tij u shpreh se qeveria mburret se në vendin tonë kanë hyrë 10 milionë turistë vitin e kaluar gjë të cilën e ka konsideruar një gënjeshtër.
Më tej gjatë fjalës së tij Basha tha se 60% e tyre janë shqiptarë që kthehen në atdhe për të takuar familjet e tyre, ndërsa pjesa tjetër janë turistë me shpenzime të ulëta. Sipas tij turizmi shqiptar nuk është në gjendje të mbajë në këmbë veten e vet dhe jo më të krijojë një zinxhir vlerash i cili normalisht duhej të dyfishonte e të trefishonte volumin e prodhimit bujqësor.
Fjala e Bashës:
Këta mburren se kanë hyrë 10 milionë turistë vitin e kaluar në Shqipëri, është një gënjeshtër sigurisht, siç u detyrua ta pranonte para disa ditësh nën rreshta. Mbi 60% e tyre janë shqiptarë që jetojnë jashtë Shqipërisë dhe vijnë të vizitojnë familjet e tyre, apo shqiptarë të Kosovës, apo të Maqedonisë së Veriut, apo të Malit të Zi apo të Greqisë, e kudo tjetër.
Pjesa tjetër janë turistë me shpenzime të ulëta. Turizmi shqiptar nuk është në gjendje të mbajë në këmbë veten e vet dhe jo më të krijojë një zinxhir vlerash i cili normalisht duhej të dyfishonte e të trefishonte volumin e prodhimit bujqësor. Duhej të zgjidhte një herë e përgjithmonë mirëqenien e fermerit shqiptar. Fermeri shqiptar duhej të ishte një kotributor neto i ekonomisë shqiptare dhe jo një mbijetues i cili e ka kokën nga mëshira e shtetit që nuk vjen.
Përkundrazi vjen ndëshkimi, vjen gjoba, vjen dita kur prodhimet në vend që të shiten, hidhen. E njëjta gjë dhe me profesionet e lira. Është i vetmi vend që shtresën e mesme e trajton si armik, sepse qeveria ka frikë çdo faktorë dhe çdo aktor që mendon me kokën e vet që është në gjendje të shpreh mendimin e vet dhe jo t’i nënshtrohet pushtetit dhe mjerimit intelektual dhe politik të tij. Për këtë arsye i ka rritur taksat shtresës së mesme, për ta stimuluar të largohet në vend që të qëndrojë këtu dhe të prodhojë vlera. Pensionet e pensionistëve shqiptarë nuk mjaftojnë as për javën e parë të muajit pa mbështetjen e familjarëve të tyre, kryesisht atre që jetojnë jashtë vendit.
basha turizem tirane
Politike
4 Maj 2024, 10:34
N.F
Teliti
TIRANË- Këshilltari ekonomik i grupit të Rithemelimit, Dorian Teliti ka mbajtur ditën e sotme deklarata në lidhje mbi ...
Politike
4 Maj 2024, 08:51
N.F
Rama
TIRANË- Kryeministri, Edi Rama përmes një postimi në llogarinë e tij në "Facebook" ka konfirmuar prezencën e tij n&...
Politike
3 Maj 2024, 21:47
N.F
Berisha
TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij para mbështetësve të mbledhur para pall...
Politike
3 Maj 2024, 20:40
E. D
sali berisha
TIRANË- Kryetari i partisë Demokratike Sali Berisha në fjalimin e tij mbrëmjen e sotme para mbështetësve ak...
Politike
3 Maj 2024, 20:38
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike ka mbajtur fjalimin e tij tashmë të përnatshëm për m...
Politike
3 Maj 2024, 19:02
r.ll
shkelzen berisha
TIRANË- Shkëlzen Berisha ka reaguar pas aludimeve të fundit për takim mes tij dhe krybashkiakut të Tiranës, ...
Politike
3 Maj 2024, 16:50
r.ll
TIRANË- Anëtari i kryesisë së PD, Grigels Muçollari në një deklaratë për mediat ka reaguar pas përplasjes ...
Politike
3 Maj 2024, 15:01
S.B
Alfred Lela
TIRANË- Drejtori i zyrës së shtypit dhe komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela ka bërë një...
Politike
3 Maj 2024, 14:42
I.A
GJKKO
TIRANË- Gjykata e Apelit e GJKKO-së ka rrëzuar kërkesat e 5 zyrtarëve të Bashkisë Tiranë, nën akuz&...
Politike
3 Maj 2024, 14:17
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Deputetët e opozitës kanë kërkuar që të mblidhet Komisioni për Çështjet Ligjore, Adm...