4 Maj 2024, 17:49
Nga r.ll
foto ilustruese
SHBA- Zyrtarë amerikanë thonë se Izraeli informoi këtë javë zyrtarët e administratës Biden për një plan për të evakuuar civilët palestinezë, përpara një operacioni të mundshëm në qytetin jugor të Gazës, Rafah. Operacioni sipas autoriteteve izraelite synon çrrënjosjen e militantëve të Hamasit.
Zyrtarët, i bënë komentet në kushte anonimiteti, duke shtuar se megjithatë, plani i detajuar izraelit, nuk e ndryshonte pikëpamjen e administratës amerikane, se një operacion në Rafah, do të vinte në rrezik jetët e shumë civilëve palestinezë të pafajshëm.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është zotuar ta kryejë operacionin, pavarësisht paralajmërimeve të presidentit Joe Biden dhe zyrtarëve të tjerë perëndimorë që kanë thënë se një veprim i tillë, do të rezultonte në rritjen e mëtejshme të numrit të viktimave, si do të përkeqësonte një krizë tashmë të rëndë humanitare, me të cilën përballet rajoni.
Administrata Biden ka paralajmëruar për pasoja për Izraelin nëse ai bën përpara me operacionin, pa një plan të besueshëm për të mbrojtur civilët.
"Në mungesë të një plani të tillë, ne nuk mund të mbështesim një operacion të madh ushtarak në Rafah, sepse dëmi që do të shkaktonte është përtej asaj që është e pranueshme", tha Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken të premten në mbrëmje gjatë Forumit të Sedonës, që u mbajt në Arizona, organizuar nga instituti "McCain".
Rreth 1.5 milionë palestinezë janë strehuar në Rafah, ndërsa territori është shkatërruar nga lufta që nisi më 7 tetor pasi militantët e Hamasit sulmuan Izraelin, duke vrarë 1200 persona e marrë peng 250 të tjerë.
Agjencia e Kombeve të Bashkuara për ndihmë humanitare tha të premten se qindra mijëra njerëz do të vendoseshin përballë "një rreziku të menjëhershëm për jetën", nëse Izraeli do të bënte përpara me planet për të sulmuar Rafahun. Qyteti kufitar është një pikë hyrëse kritike për ndihmën humanitare dhe është i mbushur me palestinezë të zhvendosur nga pjesë të tjera të rajonit, shumë prej tyre në kampe me çadra të mbipopulluara.
Zyrtarët shtuan se plani i evakuimit mbi të cilin izraelitët informuan sipas tyre administratën, nuk ishte finalizuar dhe të dyja palët ranë dakord të vazhdonin diskutimet mbi këtë çështje.
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre u tha gazetarëve të premten se Izraeli nuk i ka treguar Shtëpisë së Bardhë asnjë plan "gjithëpërfshirës" për një operacion të mundshëm Rafah. Operacioni, tha ajo është diskutuar gjatë telefonatave të zhvilluara së fundmi mes presidentit Biden dhe zotit Netanyahu, si dhe gjatë bisedimeve të virtuale me zyrtarë të lartë të sigurisë kombëtare izraelite dhe amerikane.
“Duam të sigurohemi që ato biseda të vazhdojnë sepse është e rëndësishme që të mbrohen jetët e palestinezëve të pafajshëm”, tha zonja Jean-Pierre.
Zbulimi i përpjekjeve të vazhdueshme të Izraelit për të kryer një operacion në Rafah erdhi pasi drejtori i CIA-s William Burns, mbërriti të premten në Egjipt, ku palët negociuese po përpiqen për arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit./VOA
rafah izrael shba
Bota
4 Maj 2024, 17:20
r.ll
javier milei, pedro sanchez
ARGJENTINË- Përplasjet mes Argjentinës dhe Spanjës janë përshkallëzuar pas komentit të ...
Bota
4 Maj 2024, 17:02
S.B
Lloyd Austin
SHBA- Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin tha se grupi militantëve të Hamasit, nuk duket se po përgatitet pë...
Bota
4 Maj 2024, 16:52
S.B
pamje nga ngjarja
SHBA- Njerëz nga jugperëndimi i SHBA-së deri në Skandinavi dhe skajet e largëta të Evropës Lindor...
Bota
4 Maj 2024, 16:39
r.ll
albin kurti, josep borrell
BRUKSEL- Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë në linjë me konkluzionet e nxj...
Bota
4 Maj 2024, 15:59
r.ll
volodymyr zelenskyy
RUSI- Ministria e Brendshme e Rusisë ka shtuar ditën e sotme emrin presidentit ukrainas Volodymyr Zelesnkyy në listë...
Bota
4 Maj 2024, 15:23
r.ll
foto nga gaza
EGJIPT- Delegacioni i Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evro...
Bota
4 Maj 2024, 15:05
S.B
pamje nga ngjarja
BRAZIL- Një çift është dënuar me një gjobë prej 30,000 paund pasi kanë ngjyrosur një ...
Bota
4 Maj 2024, 14:48
S.B
Joseph Goebbels
GJERMANI- Një vilë që dikur ishte në pronësi të zëdhënësit nazist Joseph Goebbels po jepe...
Bota
4 Maj 2024, 14:47
N.F
Maria Zakharova
RUSIA- Stërvitjet ushtarake të NATO-s, që kanë nisur katër muaj më parë pranë kufirit me Rusinë...
Bota
4 Maj 2024, 14:29
S.B
Jeffrey Epstein
SHBA- "Libri i zi" i dytë i Jeffrey Epstein me emrat dhe adresat e 221 kontakteve është nxjerrë në ankand. Di...