Bota

VIDEO/ Ngjyrosën ujëvarën me rastin e zbulimit të gjinisë së fëmijës, çifti gjobitet me 30,000 paund

Dyshja shkaktoi një valë kritikash për veprimin e tyre të papëlqyeshëm pasi derdhën një kimikat të dëmshëm në ujin e pastër.

4 Maj 2024, 15:05 Nga S.B
VIDEO/ Ngjyrosën ujëvarën me rastin e zbulimit të
pamje nga ngjarja

BRAZIL- Një çift është dënuar me një gjobë prej 30,000 paund pasi kanë ngjyrosur një ujëvarë të tërë me ngjyrë blu me rastin e zbulimit të gjinisë së fëmijës së tyre. Dyshja shkaktoi një valë kritikash për veprimin e tyre të papëlqyeshëm pasi derdhën një kimikat të dëmshëm në ujin e pastër.

Në pamjet nga ujëvara e lumit Queima-Pe në Brazil, ujërat e bardha mund të shihen duke u shndërruar në blu, ndërsa çifti përqafohet i emocionuar dhe njerëzit përreth tyre brohorasin. Ujëvara piktoreske ndodhet në ambientet e një prone private - tre milje larg nga Tangara da Serra.

Pas shpërndarjes së videove në rrjetet sociale, publiku kërkon dënimin e çiftit, ku disa sugjerojnë se duhet të shkojnë në burg. Në përgjigje, Ministria Publike e Mato Grosso ka ndërmarrë një veprim ligjor ndaj palës përgjegjëse.

Ata thuhet se kanë urdhëruar çiftin të paguajnë një gjobë prej 30,000 paund si kompensim për dëmin mjedisor. Lumi Queima-Pe, pas të cilit është emëruar edhe ujëvara, është burimi kryesor që furnizon komunën e Tangara da Serra.

gjinia e femijes ujevare brazil

Sondazh

Poll