Bota

Rusia shton në listën e personave të kërkuar nga shteti presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy

Rreth 800 ditë pas luftës Rusi-Ukrainë, një urdhër për arrestimin e Zelenskyy u shfaq në bazën e të dhënave të ministrisë të personave të kërkuar me njoftimin "të kërkuar sipas një neni të Kodit Penal".

4 Maj 2024, 15:59 Nga r.ll
Rusia shton në listën e personave të kërkuar nga shteti
volodymyr zelenskyy

RUSI- Ministria e Brendshme e Rusisë ka shtuar ditën e sotme emrin presidentit ukrainas Volodymyr Zelesnkyy në listën e të kërkuarve nga Rusia, sipas një neni të Kodit Penal kombëtar.

Rreth 800 ditë pas luftës Rusi-Ukrainë, një urdhër për arrestimin e Zelenskyy u shfaq në bazën e të dhënave të ministrisë të personave të kërkuar me njoftimin "të kërkuar sipas një neni të Kodit Penal", shkruajnë mediat e huaja. 

Ministria publikoi gjithashtu një rudhër për paraardhësin e Zelenskyy, Petro Poroshenko, gjithashtu i kërkuar sipas një neni të paspecifikuar të Kodit Penal. Zelesnkyy ka shërbyer si president i Ukrainës që nga viti 2019. Poroshenko drejtoi vendin në 2014-2019.

Dhjetorin e vitit të kaluar, Ministria e Brendshme e Rusisë vendosi gjithashtu  kreun e Drejtorisë Kryesore të Inteligjencës të Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës, gjeneral Kirill Budanov, në listën e personave të kërkuar. 

rusi volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll