Bota

Përmban mbi 221 emra të njohur, del në ankand me një vlerë marramendëse "Libri i zi" i Jeffrey Epstein

Libri i zi u gjet në një trotuar në Fifth Avenue të Nju Jorkut nga Denise Ondayko, një muzikante, në mesin e viteve '90, e cila e mori atë nga kurioziteti.

4 Maj 2024, 14:29 Nga S.B
Përmban mbi 221 emra të njohur, del në ankand me një
Jeffrey Epstein

SHBA- "Libri i zi" i dytë i Jeffrey Epstein me emrat dhe adresat e 221 kontakteve është nxjerrë në ankand. Ditari i adresave, që besohet se daton në vitet '90, po ofrohet në një ankand privat, dhe mund të shitet deri në 1 milion dollarë.

Libri i zi u gjet në një trotuar në Fifth Avenue të Nju Jorkut nga Denise Ondayko, një muzikante, në mesin e viteve '90, e cila e mori atë nga kurioziteti. Ajo e ruajti librin dhe vetëm në vitin 2020 zbuloi se libri mund të kishte lidhje me Esptien.

Ekspertët mjeko-ligjorë ekzaminuan më vonë librin dhe konfirmuan se i përkiste dhunuesit seksual famëkeq.

Ai përfundimisht u soll në ‘Alexander Historical Auctions’ në Maryland, i cili e përshkroi librin si një "relike magjepsëse të historisë kriminale". Bill Panagopulos, pronar i Alexander Historical Auctions, tha për The Times: "Kjo relike kriminale pa dyshim ka ende shumë histori për të treguar për ata që duan të dijnë më shumë."

Përmban mbi 221 emra të njohur, del në ankand me një
libri i Epstein

"Jeffrey Epstein ishte mishërimi i së keqes dhe ky libër duhet të mbahet përgjithmonë si dëshmi e krimeve të tij të tmerrshme."

Është interesante se miliarderi kishte një tjetër libër të zi më famëkeq nga viti 2004, i cili u mor nga Byroja Federale e Hetimit (FBI) gjatë një bastisjeje në shtëpitë e tij. Ngjashëm me atë që shitet tani, ajo mbante detaje kontakti të miqve, duke përfshirë Princin Andrew, Donald Trump dhe Robert F Kennedy Jr.

Versioni më i vjetër i librit të zi, i cili aktualisht është në ankand, përmend 349 persona - të paktën 221 prej të cilëve nuk u përmendën në të dytin. Në vitin 2015, përmbajtja e librit u zbulua nga një faqe interneti e quajtur Gawker, raporton Daily Beast.

Epstein akuzohet se ka sulmuar dhe trafikuar gra dhe vajza të panumërta - disa deri në 14 vjeç - në ishull për miqtë e tij elitë. Ai u arrestua në New Jersey me akuza për trafikim seksual në vitin 2019. Ai vdiq në një qeli në pritje të një gjyqi të mëtejshëm në gusht 2019.

jeffrey epstein libri i epstein

Sondazh

Poll