Bota

"Luftë e Ftohtë" mes Spanjës dhe Argjentinës/ Ministri spanjoll: Milei konsumon drogë! Presidenti argjentinas: Sanchez e çoi popullin drejt vdekjes!

Milei do të vizitojë Spanjën pas dy javësh për të marrë pjesë në një ngjarje të organizuar nga partia e ekstremit të djathtë, anti-imigracioni Vox. Por ai nuk do të takohet as me kryeministrin dhe as me mbretin e vendit.

4 Maj 2024, 17:20 Nga r.ll
"Luftë e Ftohtë" mes Spanjës dhe Argjentinës/
javier milei, pedro sanchez

ARGJENTINË- Përplasjet mes Argjentinës dhe Spanjës janë përshkallëzuar pas komentit të një ministri spanjoll, ku tha se presidenti i Argjentinës Javier Milei konsumonte lëndë narkotike. Pas kësaj, Buenos Aires akuzoi kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez se rrezikonte gratë dhe se e ka çuar Spanjën në varfëri.

E gjithë përplasja ka nisur mbrëmjen e së premtes, kur ministri i Transportit të Spanjës, Oscar Puente akuzoi Millay se ishte konsumator droge. 

“E pashë Miley-n në TV. Nuk e di nëse ka qenë para apo pasi ka marrë (...) substanca (...). Mendova: nuk është e mundur të fitosh zgjedhjet. Ka shumë njerëz të këqij, të cilët, duke qenë ata që janë, arritën në krye ”, shtoi ai, duke përmendur si shembuj presidetin argjentinas dhe ish-presidentin e SHBA-së, Donald Trump.

Pas këtyre deklaratave, nuk vonoi edhe kundërpërgjigja e Milei, përmes një postimi në "X", ku ai akuzon kryeministrin spanjoll, se e ka çuar popullin spanjoll drejt varfërisë dhe vdekjes.

"Sanchez rrezikon klasën e mesme me politikat e tij socialiste që sjellin vetëm varfëri dhe vdekje" dhe minoi "unitetin e mbretërisë duke bërë një marrëveshje me separatistët" duke lejuar në të njëjtën kohë "emigracionin e paligjshëm " duke vënë gratë spanjolle në rrezik. Ai ka çështje më të rëndësishme për t'u marrë, siç janë akuzat për korrupsion kundër gruas së tij", është shprehur Milei.

E menjëhershme ka qenë përgjigja e Madridit ndaj tij, ku Ministria e Punëve të Jashtme të Spanjës, i ka konsideruar të pabaza deklaratat që sipas tyre nuk korrespondojnë me marrëdhëniet "vëllazërore" midis dy vendeve dhe popujve të tyre.

Milei do të vizitojë Spanjën pas dy javësh për të marrë pjesë në një ngjarje të organizuar nga partia e ekstremit të djathtë, anti-imigracioni Vox. Por ai nuk do të takohet as me kryeministrin dhe as me mbretin e vendit.

Në zgjedhjet presidenciale të Argjentinës, Pedro Sanchez mbështeti hapur kundërshtarin e Mileit, Sergio Massa dhe nuk e thirri presidentin e ri për ta uruar pas fitores. Ministria e Jashtme e Spanjës e kufizoi veten duke i uruar "fat të mirë Argjentinës në këtë hap të ri", pa përmendur emrin e Javier Milei.

javier milei pedro sanchez oscar puente argjentine spanje

Sondazh

Poll