Sport

Al Hilal mposht pastër Al Taawon dhe është një fitore larg titullit në Ligën Saudite...

Al Hilal, skuadra që drejtohet nga trajneri portugez Jorge Jesus mbetet në vendin e parë, me 83 pikë, 12 më shumë se Al Nassr, në pritje të tiullit kampion javën e ardhshme.

4 Maj 2024, 11:16 Nga DOSJA

Al Hilal mposht pastër Al Taawon dhe është një fitore larg

ARABIA SAUDITE - Mitrovic ishte në qendër të vëmendjes me një gol dhe assist te Al Hilal, i cili mundi pastër 3-0 Al Taawon këtë të premte, në një ndeshje për xhiron e 30-të të Ligës Saudite.

Mitrovic, i cili po rikthehet në fushë pas rikuperimit nga dëmtimi, kaloi në avantazh ekipin në minutën e 40-të. Në pjesën e dytë, Saud Abdulhamid (70') rriti avantazhin e Al Hilalit, me një asistim të sulmuesit serb, dhe në kohën e shtuar Saleh Al-Sheri (90'+7) vulosi rezultatin 3-0.

Kështu, Al Hilal, skuadra që drejtohet nga trajneri portugez Jorge Jesus mbetet në vendin e parë, me 83 pikë, 12 më shumë se Al Nassr, në pritje të tiullit kampion javën e ardhshme.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll