Sport

VIDEO / Sulmuesi shqiptar shënon sërish me Besiktasi…

Ishte minuta e 65’ kur 27-vjeçari nga Vushtrria realizoi një gol të veçantë pas krosimit të Ghezzal. Pasi rrallë ndodh ta shohim duke shënuar me kokë.

3 Maj 2024, 22:15 Nga DOSJA
VIDEO / Sulmuesi shqiptar shënon sërish me Besiktasi…

TURQI - Milot Rashica feston në Superligën turke. Sulmuesi dardan, pjesë e Besiktasit prej verës së kaluar, tundi rrjetën kundërshtare në përballjen shtëpiake kundër Rizesporit.

Ishte minuta e 65-të kur 27-vjeçari nga Vushtrria realizoi një gol të veçantë pas krosimit të Ghezzal. Pasi rrallë ndodh ta shohim duke shënuar me kokë.

Ky është goli i pestë sezonal në kampionat për Rashicën, i cili numëron edhe 4 asistime për shokët e skuadrës. Si titullar për Besiktasin e ka nisur edhe Ernest Muçi, sulmuesi tjetër shqiptar i bardhezinjve nga Stambolli. Ndeshja përfundoi me fitoren 3-2 të Besiktasit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll