Sport

"Ne donim të nënshkruanim me Harry Kane, por nuk mundëm"

Erik Ten Hag shprehet, se sulmuesi Hojlund ka nevojë për më tepër kohë...

3 Maj 2024, 19:00 Nga DOSJA

"Ne donim të nënshkruanim me Harry Kane, por nuk

ANGLI - Trajneri i Manchester United, Erik Ten Hag, zbuloi se “Djajtë e Kuq” u përpoqën të nënshkruanin me Harry Kane në merkaton e fundit të verës, megjithatë sulmuesi anglez do të largohej nga Tottenham për te Bayern.

“Kemi bërë disa zgjedhje me talente, si Rasmus Hojlund. Shoh një sulmues që e ka dëshmuar tashmë veten, që donim ta nënshkruanim, por nuk arritëm”,- tha trajneri holandez në një intervistë me Gary Neville, për Sky Sports, duke konfirmuar se e kishte fjalën për Harry Kane.

“Po, ju e dini që Harry Kane ju garanton 30 gola. Mendoj se Rasmus do të arrijë atje, por atij i duhet kohë. Nuk është e drejtë ta vlerësosh atë në të njëjtën mënyrë si Harry Kane. Nuk do t'i krahasoja kurrë të dy lojtarët, sepse janë shumë të ndryshëm. Por me Hojlundin mendoj se arritëm potencialin më të madh në pozicionin sulmues në merkaton e fundit të verës dhe jemi shumë të kënaqur me të”,- theksoi ai.

Ten Hag foli edhe për një lojtar tjetër që donte të shkonte në ‘Old Trafford’, Frenkie de Jong të Barcelonës, ​​i cili e konsideronte mesfushorin ideal për të luajtur përkrah Casemiros: “Ata do të bënin një çift të mirë. Ata do të plotësonin njëri-tjetrin. Nëse doni të luani në stilin e Ajax-it, keni nevojë për atë lloj lojtari.”

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll