Sport

E FUNDIT! Phil Foden u shpall “Futbollisti i Vitit” nga gazetarët anglezë…

Anësori i Manchester Cityt mori 42 për qind të votave. Ylli i Manchester Cityt, Phil Foden, fitoi çmimin ‘Futbollisti i Vitit’ nga Shoqata e Gazetarëve Anglezë të Futbollit.

3 Maj 2024, 18:00 Nga DOSJA

E FUNDIT! Phil Foden u shpall “Futbollisti i Vitit” nga

ANGLI - Ndërkombëtari anglez, i cili shënoi 24 gola dhe bëri 10 asistime në 50 ndeshje gjatë periudhës raportuese, mori 42 përqind të votave, duke mposhtur konkurrencën e Declan Rice të Arsenalit dhe bashkëlojtarit Rodri.

“Të konsiderohesh ‘Lojtari i Vitit’ nga FWA është një nder i madh. Jam shumë, shumë i lumtur që mora këtë çmim, por nuk mund ta bëja pa ndihmën e shokëve të skuadrës. Ne kemi një skuadër shumë të veçantë lojtarësh te City dhe unë kam privilegjin të jem pjesë e atij grupi”,- tha lojtari 23-vjeçar.

Çmimi për futbollisten më të mirë të vitit shkoi po për Manchester City: Khadija Shaw, sulmuesja 27-vjeçare, e cila ka shënuar 22 gola në 25 ndeshje këtë sezon, e meritoi vlerësimin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll