Sport

Euro U-17, “Shqipëri 2025”/ Hidhet shorti për raundin e parë, kuqezinjtë në Grupin 3...

Është hedhur sot në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës shorti për raundin e parë kualifikues për Kampionatin Europian U-17 “Shqipëri 2025”.

3 Maj 2024, 17:15 Nga DOSJA

Euro U-17, “Shqipëri 2025”/ Hidhet shorti për raundin e

ZVICER - Ky event madhor do të organizohet nga FSHF në bashkëpunim me UEFA-n në vendin tonë. Në short morën pjesë 54 skuadra së bashku me Shqipërinë, që është vendi pritës i finaleve.

Skuadrat u ndanë në 14-të grupe, 12-të grupe me nga katër skuadra dhe 2 grupe me nga tre skuadra. Shqipëria U-17 u pozicionua në Grupin 3, së bashku me Holandën, Kroacinë dhe Ishujt Faroe.

Euro U-17, “Shqipëri 2025”/ Hidhet shorti për raundin e

Të gjitha ndeshjet e raundit të parë të kualifikueseve do të luhen në periudhën korrik - nëntor të këtij viti, teksa në raundin e dytë do të kualifikohen 28 ekipe, pra vendi i parë dhe i dytë i çdo grupi.

Edhe në raundin e dytë do të hidhet short nga UEFA, ku skuadrat do të ndahen në shtatë grupe me nga katër ekipe. Pas përfundimit të ndeshjeve kualifikuese të raundit të dytë, shtatë vendet e para të çdo grupi do t’i bashkangjiten Shqipërisë, që është e kualifikuar automatisht si vendi organizator.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll