Sport

“Euro 2024”/ Komitetit Ekzekutiv i UEFA-s merr vendimin, finalistët deri në 26 lojtarë!

Komitetit Ekzekutiv i UEFA-s ka vendosur të zgjerojë listën e lojtarëve nga 23 në 26 për finalet e Europianit “Gjermani 2024”.

3 Maj 2024, 19:14 Nga DOSJA

“Euro 2024”/ Komitetit Ekzekutiv i UEFA-s merr vendimin,

ZVICER - Me anë të një komunikate zyrtare, UEFA ka bërë me dije vendimin, që i lejon ekipet kombëtare që do të marrin pjesë në finalet e “Euro 2024” të grumbullojnë deri në 26-të lojtarë, nga 23-të që ishte e lejuar.

Megjithatë UEFA shton se ky vendim nuk është i detyrueshëm, pasi ekipet finaliste do të kenë mundësi të grumbullojnë nga 23, deri në 26 lojtarë për në finalet e “Euro 2024”, sipas dëshirës së tyre.

Sipas rregullores që UEFA ka vendosur për Kampionatin Europian, lista me lojtarët e grumbulluar duhet të dorëzohet deri më 7 qershor 2024.

Shqipëria do ta nisë rrugëtimin në Europian më datë 15 qershor ndaj Italisë. Sfida do të luhet në orën 21:00, në stadiumin “BVB Stadion Dortmund”.

Katër ditë më pas, më 19 qershor 2024, kuqezinjtë do të luajnë ndeshjen e dytë të “Euro 2024” kundër Kroacisë, duke nisur nga ora 15:00, në stadiumin “Volksparkstadion Hamburg”.

Ndërsa ndeshjen e fundit në Grupin B, Shqipëria do ta luajë ndaj Spanjës më 24 qershor 2024 në stadiumin “Dusseldorf Arena” në orën 21:00.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll