Sport

Rugani nuk paguan gjobën, del në gjyq për drejtim të makinës në gjendje të dehur...

Për mbrojtësin e Juventusit testi i alkoolit ishte tre herë më i lartë se kufiri: ai mund ta kishte mbyllur çështjen duke paguar një gjobë.

3 Maj 2024, 16:30 Nga DOSJA

Rugani nuk paguan gjobën, del në gjyq për drejtim të

ITALI - Daniele Rugani përfundoi në gjyq për drejtim makinës në gjendje të dehur. 21 korrikun e kaluar, mbrojtësi i Juventusit u ndalua në Torino, teksa po ngiste Maseratin e tij.

Ai iu nënshtrua një testi alkooli, i cili tregoi, në të dy testet, një normë tre herë më të lartë se kufiri maksimal.

Menjëherë iu hoq licenca dhe u dha një dekret penal, të cilin ai mund ta anulonte pas dy vitesh, duke paguar menjëherë një gjobë prej 5 mijë eurosh. Megjithatë, Rugani vendosi të kundërshtojë dhe doli në gjyq.

Megjithatë, gjyqtari e refuzoi kërkesën e avokatëve të lojtarit për lirim me kusht dhe ai do të duhet të kthehet në gjykatë më 23 maj.

Rugani do të kishte preferuar ta vuante dënimin me dobi të përgjithshme, por kërkesa e tij u refuzua për shkak se ishte dorëzuar jashtë afatit maksimal.

Tani ai do të duhet të paraqitet në gjyq me mbështetjen e dëshmitarëve dhe raporteve të ekspertëve në përpjekje për të kundërshtuar sanksionin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 3 Maj 2024, 13:00

Verratti i ofrohet Barcelonës, por …

SPANJE - Sipas shtypit spanjol, Marco Verratti iu ofrua Barcelonës. Mesfushori italian, i cili luan për Al Arabin në Katar, do të dës...