Politike

"Udhëtoi drejt Holandës, në kohën kur u nda fitimi i kompanisë"/ Xama: Erion Veliaj u pyet nga SPAK për udhëtimin në Holandë

Sipas Xamës, dyshohet që SPAK e ka bërë në ato momente, për të gjetur gjurmët dhe transaksionet, se ku po shkonte fitimi në Hollandë dhe kush do ta priste. 

2 Maj 2024, 22:20 Nga r.ll
"Udhëtoi drejt Holandës, në kohën kur u nda fitimi i
ola xama

TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u thirr në SPAK me urdhër të prokurorit Dritan Prençi, i cili heton aferën e inceneratorëve. 

Gazetarja Ola Xama, ka zbuluar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, se Veliaj është pyetur për një udhëtim drejt Holandës, i cili përkon me kohën kur kompania mëmë e inceneratorit, ka ndarë fitimin vjetor. 

Sipas Xamës, dyshohet që SPAK e ka bërë në ato momente, për të gjetur gjurmët dhe transaksionet, se ku po shkonte fitimi në Hollandë dhe kush do ta priste. 

Ola Xama: Sipas burimeve dhe siç kemi pyetur pranë SPAK, na është thënë që ka patur dokumenta të një udhëtimi që janë takuar pronarët e Geogenix. Për detaje SPAK ka qenë shumë i mbyllur. Megjithatë, lidhja që bëhet, është edhe me sekuestrimin e kompanisë së inceneratorit të Tiranës, që është bërë në fund të korrikut, pasi kompania ka ndarë fitimin.
Dyshohet që SPAK e ka bërë në ato momente, për të gjetur gjurmët dhe transaksionet, se ku po shkonte fitimi në Hollandë dhe kush do ta priste. A bashkohet ky udhëtim me këtë? Nuk e di, por nëse bashkohet, nuk do të ketë asnjë dyshim se kush është pronar i inceneratorit.

ola xama erion veliaj

Sondazh

Poll