Politike

"Karriera politike e Veliaj do mbyllet për pak javë", Këlliçi: Nesër do të nxjerr fakte të reja për vdekjen e Ardit Gjoklajt

Këlliçi deklaroi se afera në Bashkinë e Tiranës ka sjellë dëme me vlerë së paku 132 milionë euro. Ndër të tjera ai paralajmëroi se ditën e nesërme do të flasë për një tjetër aferë që sipas tij lidhet me vdekjen e Ardit Gjoklajt.

2 Maj 2024, 17:57 Nga r.ll
"Karriera politike e Veliaj do mbyllet për pak javë",
belind kelliçi

TIRANË- Anëtari i Kryesisë së PD, Belind Këlliçi, ka komentuar ditën e sotme thirrjen dhe paraqitjen në SPAK të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt.

I ftuar në News24, Këlliçi deklaroi se afera në Bashkinë e Tiranës ka sjellë dëme me vlerë së paku 132 milionë euro. Ndër të tjera ai paralajmëroi se ditën e nesërme do të flasë për një tjetër aferë që sipas tij lidhet me vdekjen e Ardit Gjoklajt. Më tej tha se për pak javë karriera politike e Veliajt do mbyllet.

"Ka 8 muaj që ne denoncojmë aferat në Bashkinë e Tiranës, por edhe të qeverisë. Fakti që Erion Veliaj ka shkuar në SPAK është një lajm i vonuar. Flitet për një aferë që janë paguar deri tani 132 milionë euro. Veliaj s’ka takuar asnjë koleg në SPAK, është hetuar. Thirrja e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj në SPAK duhet të ishte bërë më parë. U rrëzua miti i tij i paprekeshmërisë, duke u thirrur në SPAK.

Unë nuk e di se çfarë ka biseduar ai në zyrat e SPAK, por mënyra e tij e reagimit tregon gjithçka. Veliaj është një hajdut. Kryebashkiaku është quajtur hajdut nga zoti Balliu, por edhe nga qytetarët. Veliaj ka ngritur sistem hajdutërie në Bashkinë e Tiranës. Nesër do të flas personalisht për tjetër aferë, që lidhet edhe me vdekjen e Ardit Gjoklajt. Të tilla skandale as që mund të merren me mend në Europën Perëndimore, ku duam të shkojmë. Për pak javë karriera politike e Veliajt do mbyllet.", tha Këlliçi.

belind këlliçi vdekja e ardit gjoklajt

Sondazh

Poll