Politike

Janë ftohur marrëdhëniet mes tyre? Rama i vë vulën dyshimeve, e pret Veliajn nga fotoja

Kryeministri Edi Rama ishte gjithashtu i pranishëm në ceremoninë e zhvilluar nga bashkia, ku tha se në këtë godinë mund ta sillte vetëm Ali Ahmeti.

2 Maj 2024, 19:36 Nga r.ll
Janë ftohur marrëdhëniet mes tyre? Rama i vë vulën
edi rama, erion veliaj

TIRANË- Ditën e sotme në Tiranë  ishte kryetari i BDI-së në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, i cili u nderua me titullin “Qytetar Nderi” nga Bashkia e Tiranës.

Kryeministri Edi Rama ishte gjithashtu i pranishëm në ceremoninë e zhvilluar nga bashkia, ku tha se në këtë godinë mund ta sillte vetëm Ali Ahmeti. Dyshohet se marrëdhëniet mes Ramës dhe Veliajt janë ftohur që pas zbulimit të aferës së dosjes "5D" dhe thirrjes së kryebashkiakut në SPAK për një tjetër aferë, atë të inceneratorëve. 

Një tjetër veprim që duket se i ka vënë vulën këtij dyshimi janë fotot e postuar nga Rama dhe Veliaj, ku ky i fundit është "zhdukur" në pamjet që ka postuar kryeministri nga ceremonia. Ata kanë ndarë një foto të përbashkët ku shihen bashkë me persona të tjerë, por ka qenë Rama ai që e ka prerë Veliajn nga fotoja ku kryebashkiaku ishte i pozicionuar në një cep. 

Fotot që ka postuar secili në Facebook-un e tyre:

Janë ftohur marrëdhëniet mes tyre? Rama i vë vulën
foto që ka postuar erion veliaj

 

Janë ftohur marrëdhëniet mes tyre? Rama i vë vulën
foto që ka postuar edi rama

edi rama erion veliaj

Sondazh

Poll