Politike

Debat në Kuvend për Amnistinë Penale/ Shehaj: Ministri i Drejtësisë që liron të korruptuarit! Manja: T'i shkul veshët (VIDEO)

Më tej deputeti tha se amnistia liroi rreth 40 zyrtarë nga burgu, ndërsa uli dënimet për 60 të tjerë. Shehaj iu drejtua sërish ministrit Manja për Ulsi Manjën tha se me mazhorancën dha një mesazh të qartë për SPAK-un.

2 Maj 2024, 17:34 Nga r.ll
Debat në Kuvend për Amnistinë Penale/ Shehaj: Ministri i
agron shehaj, ulsi manja

TIRANË- Një tjetër debat është zhvilluar në seancën e sotme plenare në Kuvend. Deputeti Agron Shehaj gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit ka folur për të dënuarit për korrupsion nga GJKKO të cilët kanë përfituar nga ligji për Amnistinë Penale. 

Shehaj i është drejtuar ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manjës duke i thënë të japë dorëheqjen dhe duke e akuzuar se ka gënjyer kur tha se nga Amnistia Penale nuk përfiton asnjë i dënuar nga Gjykata e Posaçme. 

“Ministri i drejtësisë, Ulsi Manja, në emër të qeverisë, deklaroi në këtë përlament në mënyrë tekstuale; që nuk do përfitojnë nga amnistia asnjë i dënuar nga GJKKO-ja dhe asnjë i dënuar për korrupsion. Po e citoj: “Amnisti që s’do ketë, jo e jo, por as ulje të dënimit për ata që janë dënuar për korrupsion dhe krim të organizuar nga GJKKO. Ministri gënjeu me paturpësine me të madhe.”, tha deputeti. 

Më tej deputeti tha se amnistia liroi rreth 40 zyrtarë nga burgu, ndërsa uli dënimet për 60 të tjerë. Shehaj iu drejtua sërish ministrit Manja për Ulsi Manjën tha se me mazhorancën dha një mesazh të qartë për SPAK-un.

“Ky është një mesazh për spakun; Ju i kapni, ne i lirojmë.” – u shpreh Shehaj. Pas kësaj debati mes tyre ka agravuar. Teksa deputeti i thoshte nga foltorja jep dorëheqjen, Manja po fliste pa mikrofon dhe i thotë “t’i shkul veshët”.

DEBATI:

Shehaj: Jep dorëheqjen, mashtrues. S'të vjen mirë. Nuk të vjen mirë që erdhe gënjeve këtu. Të pëlqen heshtja. S'të pëlqen kur njerëzit ta plasin në fytyrë. Do më shkulësh veshët mua ti. Ministri i Drejtësisë që liron të korruptuarit.

Manja: Dhe tani që amnistia mori 116 vota, vjen këtu dhe na del si kalorësi i ndershmërisë dhe kalorësi luftës kundër korrupsionit kur në fakt ku shtet do të duhet të merret seriozisht me ty. Sepse je njeriu, evazori më i madh në këtë vend që sponsorizon portale dhe shkrime që çojnë ujë në mullirin e shteteve dashakeqe ndaj Shqipërisë. Dhe mbaje mend. Nuk do të jetë e largët dita që ajo fytyra jote prej ëngjëlli të dalë ashtu siç është në të vërtetë.

 

 

seance plenare 2 maj 2024 ulsi manja agron shehaj

Sondazh

Poll