Politike

Reforma në Drejtësi, Meta: Dosja “5D’ nuk ishte asgjë, do jetë më e rëndë "15 drejtoreshat”! PL do kthejë drejtësinë në shinat e Kushtetutës

Ai më tej shtoi se 115 mijë dosje që nuk janë prekur me dorë. Meta foli edhe për thirrjen e Veliajt në SPAK ndërsa tha se kjo ndodhi pas 4 vitesh pasi ai vodhi në afërën e inceneratorit që nuk ekziston. Kreu i PL-së u shpreh se drejtësia bëri veprime fiktive vetëm pas protestave të zjarrta të qytetarëve për “5D” por shtoi se më e rëndë do të jetë dosja e “15 drejtoreshave”.

2 Maj 2024, 14:29 Nga N.F

 

Reforma në Drejtësi, Meta: Dosja “5D’ nuk ishte
Meta

 

TIRANË- Kreu i PL-së, Ilir Meta ka mbajtur ditën e sotme një konferencë për shtyp ku ka folur në lidhje me për Reformën në drejtësi. Meta gjatë fjalës së tij u shpreh se në vend funksionon drejtësia me regji ndërsa shtoi se dosje pa fund që kanë ngelur pa u trajtuar nga gjykatat. 

Ai më tej shtoi se 115 mijë dosje që nuk janë prekur me dorë. Meta foli edhe për thirrjen e Veliajt në SPAK ndërsa tha se kjo ndodhi pas 4 vitesh pasi ai vodhi në afërën e inceneratorit që nuk ekziston. Kreu i PL-së u shpreh se drejtësia bëri veprime fiktive vetëm pas protestave të zjarrta të qytetarëve për “5D” por shtoi se më e rëndë do të jetë dosja e “15 drejtoreshave”.


“Nga drejtësi e plepave te ramaforma, sa kohë duhet për të shqyrtuar një dosje? Është katërfishuar koha. Ku është efikasiteti he reagimi për t’i dhënë të drejtën qytetarit? 115 mijë dosje që nuk janë prekur me dorë. Ka një forcë politike si PL për fat ta mirë që do i japë fund këtij regjimi dhe që do kthejë drejtësinë në shinat e Kushtetutës.

Diplomatë të BE që jeni në Tiranë, ndaj Rama guxoi të vjedhë edhe lekët e IPARDIT se kishte garancinë se drejtësia e kapur prej tij s’do bënte hap para për të hetuar skandalet. Shkuan edhe për miqtë e kryerilindasit.

Veliaj thirret në SPAK vetëm pas katër vitesh. Vodhe në Aferën e inceneratorit që nuk ekziston. Drejtësia bëri veprime fiktive vetëm pas protestave të zjarrta të qytetarëve për “5D”,. Kjo nuk ishte asgjë. Do të jetë më e rëndë ajo e “15 drejtoreshave”, tha ai.

meta pl reforma zgjedhore

Sondazh

Poll