Sport

Drejtorit teknik të West Ham iu ndalua të hynte në dhomën e zhveshjes, pasi kërkoi zëvendësues për trajnerin Moyes

‘Hammers’ humbën Rúben Amorim dhe Lopetegui, por kanë trajnerë të tjerë në radarin e tyre

2 Maj 2024, 16:39 Nga DOSJA

Drejtorit teknik të West Ham iu ndalua të hynte në dhomën e

ANGLI - “Daily Mail” raporton këtë të enjte në Angli, se Tim Steidten, drejtori teknik i West Hamit, i është ndaluar hyrja në dhomën e zhveshjes dhe qendrën stërvitore të skuadrës, për shkak se ai po kërkonte aktivisht një zëvendësues për trajnerin David Moyes, ende në krye të skuadrës.

Sipas të njëjtit burim, përgjegjësit për klubin, mendojnë se sjellja e gjermanit ka qenë “e papërshtatshme” kohët e fundit, pasi ai ka kontaktuar dhe është takuar me trajnerin Ruben Amorimin të Sportingut dhe Julen Lopeteguin, aktualisht pa klub.

Paulo Fonseca, trajneri i Lille dhe Kieran McKenna, nga Ipswich, janë gjithashtu në radarin e Hammers, garanton gazeta britanike. Trajneri David Moyes, 60 vjeç, ka kontratë me West Hamin deri në fund të këtij sezoni.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll