Aktualitet

Operacioni “Flakë në det”/ Gjykata lë në burg tre të arrestuarit pjesë e grupit të Gëzim Çelës

Të arrestuarit Alket Deda, Ksenofon Bodo dhe Selami Lushkajn janë pjesë e grupit të Gëzim Çelës, i cilësuar si baron droge.

2 Maj 2024, 12:43 Nga N.F
Operacioni “Flakë në det”/ Gjykata lë në burg
Foto ilustruese

TIRANË- Tre të arrestuarit të cilët u vendosën ditën e djeshme në pranga në kuadër të dosjes “Flakë në det”, janë lënë në fuqi masat e sigurisë ‘arrest me burg’. Të arrestuarit Alket Deda, Ksenofon Bodo dhe Selami Lushkajn janë pjesë e grupit të Gëzim Çelës, i cilësuar si baron droge.

Gjatë seancës të akuzuarit si një pjesë e grupit të strukturuar kriminal nuk kanë pranuar të japin deklarime, ndërsa pohuan se do të flisnin në një moment të dytë. Avokatët kërkuan masa më të buta sigurie, pasi pretendojnë se nuk ka prova të mjaftueshme ndaj klientëve të vetë për të ngritur akuza.

gezim cela selami lushkajn alket deda

Sondazh

Poll