2 Maj 2024, 09:37
Nga N.F
Vocaj dhe Ibrahimaj
TIRANË- Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj gjatë konferemcës së mbajtur ditën e sotme para mediave ka folur edhe në lidhje me ngjarjen ku u përfshi burri i ministres Delina Ibrahimaj. Vocaj u shpreh se ngjarja ka ndodhur vitin e kaluar dhe se strukturat e hetimit kanë kryer proceduar. Ai më tej shtoi se materialet në lidhje me këtë çështje janë dërguar në prokurori, për veprën penale goditje për shkak të detyrës.
Vocaj lidhur me pyetjen e gazetarëve se policia ka pasur një mungesë transparence në lidhje me rastin u përgjigj duke thëne se ngjarja nuk futet te ngjarjet sensitive për të cilat policia duhet të japë njoftime për shtyp.
“Lidhur me këtë ngjarje, ngjarja është e vitit të kaluar. Lidhur me këtë ngjarje strukturat e hetimit të komisariatit nr.1. kanë kryer procedurat. Materialet janë çuar në prokurori, për veprën penale goditje për shkak të detyrës. Është e vërtetë fakti se nuk është bërë e mundur që të kapte menjëherë autori i kësaj ngjarje. Lidhur me pyetjen tuaj se policia ka pasur një mungesë transparence, kjo ngjarje nuk futet te ngjarjet sensitive për të cilat policia jep njoftime për shtyp. Të gjitha materialet janë referuar në prokurori, dhe është prokuroria që po heton këtë çështje,”, tha ai.
Bashkëshorti i ministres, Andri Ibrahimaj plagosi pas një sherri drejtorin e ATK-së, Eri Koshaj por ngjarja nuk u raportua. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Tefta Pashko”, pranë “Pazarit të Ri” në kryeqytet, në orët e mbrëmjes së datës 21 nëntor të vitit të kaluar. Andri Ibrahimaj i kishte zënë “pritë” Koshajt dhe pas përplasjes verbale, ka nxjerrë thikën dhe e ka qëlluar në pjesën e shpinës, siç thuhet edhe në raportin mjekoligjor. Mësohet se Eri Koshaj nuk ka marrë trajtim mjekësor në spital, por në aktekspertimin mjekoligjor thuhet se ai ka marrë goditje nga një mjet prerës.
tonin vocaj andri ibrahimaj delina ibrahimaj
Aktualitet
2 Maj 2024, 09:16
N.F
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Tiranës
TIRANË- Policia e Tiranës ka dhënë detaje nga operacioni antidro...
Aktualitet
2 Maj 2024, 09:04
N.F
Grupi kriminal
GREQI- Autoritetet greke kanë publikuar fotot dhe detaje të organizatës kriminale të përfshirë në vr...
Aktualitet
2 Maj 2024, 08:41
N.F
Enea Sulejmani
TIRANË- Një operacion antidrogë është zhvilluar së fundmi nga policia e Tiranës ndërsa në ...
Aktualitet
2 Maj 2024, 08:06
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Ditën e sotme është ndërmarr një operacion antidroge nga policia e Tiranës ndërsa raportohe...
Aktualitet
2 Maj 2024, 07:46
N.F
Foto ilustruese
KAVAJË- Një Konflikt brenda repartit zjarrfikës në Kavajë mësohet se ka agravuar duke sjellë të...
Aktualitet
2 Maj 2024, 07:40
M.B
Ndriçim Xhepa
TIRANA- Një muaj pasi u zgjodh nga Kuvendi si anëtar i Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar, aktori i...
Aktualitet
2 Maj 2024, 07:30
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Me tkurrjen e popullsisë, numri i mjekëve për banorë erdhi në përmirësim vitet e fundit, po...
Aktualitet
2 Maj 2024, 07:22
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Ditën e sotme parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.Moti parashikohet me v...
Aktualitet
1 Maj 2024, 22:28
r.ll
fadil nuriu
TIRANË- Fadil Nuriu ka përdorur miqësitë për të parë një herë shtëpitë e tija në Pa...
Aktualitet
1 Maj 2024, 22:15
r.lll
foto ilustruese
TIRANË- "Në krye të tre katër ditëve premë një degë vidhi, se burra nuk kishin ngel, e vendosin mbi...