EMRAT/ Dhunohen për vdekje çifti i të moshuarve në Dropull
Policia DROPULL- Një çift të moshuarish janë gjendur të vdekur ditën e sotme në fshatin Bodrishtë në Ba...
Sipas policisë trupat e dy të moshuarve Kosta Ilia 84 vjeç dhe Kleoniqi Ilia 88 vjeçe janë gjetur të vdekur rreth orës 08:00.
DROPULL- Policia ka dhënë detaje në lidhje me krimin në Dropull. Sipas policisë trupat e dy të moshuarve Kosta Ilia 84 vjeç dhe Kleoniqi Ilia 88 vjeçe janë gjetur të vdekur rreth orës 08:00. Ndërkohë që sipas policisë dhuna ndaj të moshuarve, e cila u ka marrë dhe jetën, është shkaktuar nga mjete të forta rrethanore.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 08:00, janë gjetur nga fqinjët, të pajetë, në banesën e tyre në fshatin Bodrisht, shtetasit K. I., 84 vjeç dhe K. I., 88 vjeçe (bashkëshortë). Nga këqyrjet paraprake të trupave të 2 shtetasve, janë konstatuar shenja dhune, dyshohet të shkaktuara me mjete të forta rrethanore.
Gjithashtu, nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes, nuk janë konstatuar thyerje të dyerve apo dritareve, si dhe në brendësi të banesës nuk janë konstatuar çrregullime të orendive. Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe së bashku me grupin e posaçëm hetimor të ngritur për këtë rast, në drejtimin e Prokurorisë, po vijojnë hetimet intensive për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Policia DROPULL- Një çift të moshuarish janë gjendur të vdekur ditën e sotme në fshatin Bodrishtë në Ba...
Kulinaria kineze Vitet e fundit, peizazhi kulinar i Shqipërisë është transformuar nga një fluks shijesh ndërkombëtare, m...
Protesta e gazetarëve TIRANA- Disa gazetarë janë mbledhur sot para hyrjes së Kuvendit, për të protestuar për të...
Foto ilustruese TIRANË- Policia e Tiranës ka zhvilluar një operacion antidroge ndërsa ka vënë në pranga 20 persona....
Vocaj dhe Ibrahimaj TIRANË- Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj gjatë konferemcës së mbajtur ditën e sotme ...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Tiranës TIRANË- Policia e Tiranës ka dhënë detaje nga operacioni antidro...
Grupi kriminal GREQI- Autoritetet greke kanë publikuar fotot dhe detaje të organizatës kriminale të përfshirë në vr...
Enea Sulejmani TIRANË- Një operacion antidrogë është zhvilluar së fundmi nga policia e Tiranës ndërsa në ...
Foto ilustruese TIRANË- Ditën e sotme është ndërmarr një operacion antidroge nga policia e Tiranës ndërsa raportohe...
Foto ilustruese KAVAJË- Një Konflikt brenda repartit zjarrfikës në Kavajë mësohet se ka agravuar duke sjellë të...