Aktualitet

Ranë në pranga gjatë megaoperacionit "Tempulli 3", zbardhet identiteti i 20 trafikantëve të drogës të arrestuar në Tiranë

Ndërkohë është zbardhur lista e të arrestuarve nga megaoperacioni "Tempulli 3". Vocaj më tej shtoi se 5 masa janë komunikuar në qeli ndërsa policia ka sekuestruar 3.5 kg kanabis, 50 doza heroinë, 100 doza kanabis.

2 Maj 2024, 09:45 Nga N.F
Ranë në pranga gjatë megaoperacionit "Tempulli 3",
Foto ilustruese

TIRANË- Policia e Tiranës ka zhvilluar një operacion antidroge ndërsa ka vënë në pranga 20 persona. Në total janë lëshuar 30 masa arresti me vendim gjykate ndërsa janë ekzekutuar 20 prej tyre. Përmes një konference për mediat Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj bëri me dije se janë arrestuar 20 persona në pranga ndërsa 10 të tjera janë në kërkim.  

Ndërkohë është zbardhur lista e të arrestuarve nga megaoperacioni "Tempulli 3". Vocaj më tej shtoi se 5 masa janë komunikuar në qeli ndërsa policia ka sekuestruar 3.5 kg kanabis, 50 doza heroinë, 100 doza kanabis. Ky operacion u organizua për të shkatërruar një grup të organizuar që merrej me shitjen e lëndëve narkotike kokainë, heroinë dhe kanabis me hetimet që kanë nisur që në muajin janar. 

EMRAT E TË ARRESTUARVE

Rei Ramushi

Emiljano Birja

Abdullah Zyberi

Albjo Shkira

Kevin Nazari

Amarildo Jashari

Florjan Çepa

Ibez Zebi

Florjan Miha

Erol Bardhoshi

Andrin Bajraktari

Emiljano Maksutaj

Hamza Firi

Albi Bulku

Maringlen Kolaj

Armando Disha

Klodjan Lena

Altmir Mustafaraj

Gentjan Agaj

Flori Lime

megaoperacioni tempulli 3 arrestime droge

Sondazh

Poll