Aktualitet

“Na janë dërguar mesazhe kërcënuese", sulmet ndaj punonjësve të mediave, gazetarët protestë para Kuvendit: Politika të reflektojë

Nga ana tjetër protesta e tyre është shoqëruar dhe me një koment nga ana e deputetit të PS-së, Toni Gogu.

2 Maj 2024, 09:47 Nga M.B
“Na janë dërguar mesazhe kërcënuese", sulmet ndaj
Protesta e gazetarëve

TIRANA- Disa gazetarë janë mbledhur sot para hyrjes së Kuvendit, për të protestuar për të drejtat e tyre. Në prag të 3 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, gazetarët po protetojnë me pankarta në duar, me mesazhe të ndryshme. 

“Gazetarëve iu janë dërguar mesazhe kërcënuese. Nga Politikanë apo personazhe të tjera. Janë identifikuar gjatë këtij viti 30 sulme ndaj gazetarëve dhe mediave. Sot dita e sotme duhet të jetë alarm për ne gazetarët dhe çdo politikan të zgjedhur”, tha gazetari Isa Myzyraj teksa bëri thirrje që politika duhet të reflektojë.

Nga ana tjetër protesta e tyre është shoqëruar dhe me një koment nga ana e deputetit të PS-së, Toni Gogu.

“Keni mbështetjen tonë. Unë dënoj çdo lloj sulmi. Vetëm ju mos t’ju cënojnë pa dashje”, tha deputeti i PS-së, Toni Gogu para gazetarëve deksa fjalën e shoqëroi me të qeshur.

protesta e gazetareve

Sondazh

Poll