2 Maj 2024, 11:14
Nga N.F
Blushi
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi për mes një reagimi në llogarinë e tij në "Facebook" ka reaguar në lidhje me protestën e zhvilluar sot nga gazetarët para Kuvendit. Blushi ka shprehur solidaritet me gazetarët për të drejtat e tyre të shkelura me dhunë, kërcënimet e shantazhet nga qeveria e segmentet e krimit.
Ai gjatë reagimit të tij shprehet se Shqipëria renditet e fundit në rajon për lirinë e medias. Sipas tij këtë vit janë raportuar rreth 30 raste të sulmeve ndaj gazetarëve dhe mediave. Blushi shton se pronarëve të mediave në Shqipëri iu hidhen në erë me tritol bizneset e pronarëve kritikë ndaj pushtetit, mbyllen televizione dhe shantazhohen pronarët, blihen mediat, kërcënohen e dhunohen gazetarë.
“Solidaritet i plotë me kolegët e mi gazetarë që protestojnë sot për të drejtat e tyre, të shkelura me dhunë, kërcënime, shantazhe dhe censurë nga Qeveria, klientët dhe bandat kriminale të saj! Vetëm këtë vit janë raportuar rreth 30 raste të sulmeve ndaj gazetarëve dhe mediave ndaj jo më kot, Shqipëria renditet e fundit në rajon për lirinë e medias! Hedhja në erë me tritol e bizneseve të pronarëve të mediave, mbyllja e televizioneve dhe shantazhet ndaj pronarëve të tyre, blerja e mediave me paratë e inceneratorëve, dhuna brutale fizike nga Policia e Shtetit ndaj reporterëve, gjobat e paligjshme tatimore, censura dhe autocensura, sulmet dhe fyerjet politike, shtrëngimi për publikimin e burimit dhe “pengmarrja” nga SPAK e gazetarit Elton Qyno, kërcënimet personale dhe presionet e nxitura drejtpërdrejt nga Erion Veliaj ndaj koleges Ola Xama dhe familjarëve të saj, aktet rrugaçërore të Edi Ramës ndaj gazetares Ambrozia Meta apo dhuna burracake ndaj Gjergj Zefit janë disa nga ngjarjet më të rënda të kohëve të fundit që provojnë se liria e fjalës dhe pavarësisë së medias ka sot armiq kryesor: “Rilindjen”, Edi Ramën dhe Erion Veliaj. Liria e medias është thelbësore për demokracinë!," shkruan Blushi.
blushi protesta e gazetareve
Politike
2 Maj 2024, 11:13
M.B
Taulant Balla
TIRANA- Ministri i Brendshëm Taulant Balla, gjatë fjalës në interpelancën me deputetin demokrat Ervin Salianji,...
Politike
2 Maj 2024, 10:59
M.B
Ervin Salianji
TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka thirrur sot në interpelancë në Kuvend, ministrin e Brends...
Politike
2 Maj 2024, 10:55
I.A
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi është përplasur me deputetin...
Politike
2 Maj 2024, 10:53
N.F
Kuvend
TIRANË- Maxhoranca ka rrëzuar kërkesën e kreut të Grupit të PD-së, Gazment Bardhi për interpelancë me k...
Politike
2 Maj 2024, 10:47
M.B
Gazment Bardhi
TIRANA- Pasi bllokoi për disa minua foltoren e Kuvendit, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhit i ësht...
Politike
2 Maj 2024, 10:41
N.F
Ogerta Manistirlu
TIRANË- Ministre e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manistirliu pas mbledhjes së qeverisë ka folur në lidhje me proje...
Politike
2 Maj 2024, 10:40
M.B
Bledi Çuçi
TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, sqaroi në seancën e so...
Politike
2 Maj 2024, 10:31
N.F
Ministri Balla
TIRANË- Ministri i Brendshëm, Taulant Balla pas mbledhjes së qeverisë ka folur në lidhje me ecurinë me do...
Politike
2 Maj 2024, 10:31
M.B
Gazment Bardhi
TIRANA- Kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi kërkoi në nisje të seancës së sotme plenare inter...
Politike
2 Maj 2024, 10:32
I.A
TIRANË- Protestuesit që kërkojnë të vendoset vota e emigrantëve kanë arritur që të futën në Kuvend. Duk...