Politike

Interpelancë me Ballën, Salianji: SPAK thotë se nivele të larta të Policisë bashkëpunojnë me krimin

Salianji tha se në operacionin më të fundit të policisë, vërehet kapja e shpërndarësve të drogës të niveleve të ulëta dhe jo të drejtuesve të tyre.

2 Maj 2024, 10:59 Nga M.B
Interpelancë me Ballën, Salianji: SPAK thotë se nivele të
Ervin Salianji

TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka thirrur sot në interpelancë në Kuvend, ministrin e Brendshëm Taulant Balla. Salianji tha se një ndër arsyet ishte akuza që ka bërë ndaj Policisë së Shtetit, kreu i SPAK, Altin Dumani. Salianji tha se në operacionin më të fundit të policisë, vërehet kapja e shpërndarësve të drogës të niveleve të ulëta dhe jo të drejtuesve të tyre.

“Por lajmi më i rëndë që vërehet sot është vrasja e një çifti në Devoll, pra, pasiguria politike, situata e rëndë kriminale, trafiku dhe vjedhjet që janë kthyer në shqetësim për qytetarët, gjatë gjithë kohës së qeverisjes së PS-së, pavarësisht ndryshimeve të drejtuesve të policisë. Këto ngjarje kanë nxjerrë në pah paaftësinë e qeverisë për të reaguar.

Kriminelët kapin dhe drejtues të saj dhe ndërkohë që Policia kthehet në gjuetare të krimineleve për llogari të bandave rivale në qytete të ndryshme. Nga ana tjetër opinioni publik u trondit nga deklarata e kreut të SPAK, z. Altin Dumani, se për krimin e organizuar nuk bashkëpunojnë dot me Policinë e Shtetit për shkak të përfshirjes së saj në nivele të larta në bashkëpunim me krimin, fakte që ne si opozitë kemi vite që i denoncojmë. Nisur nga kjo deklaratë dhe gjendja e rënduar e krimit në Shqipëri kam kërkuar këtë interpelancë", tha Salianji.

seance plenare 2 maj 2024

Sondazh

Poll