Politike

Manastirliu konfirmon miratimin e projektmarrëveshjes: Këtë vit hapet në Gjirokastër Universiteti i njohur i Spanjës UNED

Gjatë fjalës së saj Manastirliu u shpreh se hapja e këtij Universiteti në Gjirokastër është një hap tjetër me perspektivë zhvillimi për arsimin e lartë në Shqipëri.

2 Maj 2024, 10:41 Nga N.F
Manastirliu konfirmon miratimin e projektmarrëveshjes: Këtë vit
Ogerta Manistirlu

TIRANË- Ministre e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manistirliu pas mbledhjes së qeverisë ka folur në lidhje me projektmarrëveshjen ndërmjet Këshillit të Ministrave dhe Universitetit Kombëtar të Arsimit në Distancë, Spanjë, (UNED) i cili synon hapjen e kampusit universitar në qytetin e Gjirokastrës.

Gjatë fjalës së saj Manastirliu u shpreh se hapja e këtij Universiteti në Gjirokastër është një hap tjetër me perspektivë zhvillimi për arsimin e lartë në Shqipëri.

“UNED është një prej universiteteve në botë me modalitetet e studimit në distancë dhe ato të përzier. Universiteti shtetëror i Spanjës do të sjellë një seri programesh studimi në tre ciklet e studimit por edhe kurse të formimit profesional përgjatë gjithë jetës. Janë më shumë se 30 programe të studimit të ciklit bachelor, më shumë se 80 programe të ciklit master dhe 20 programe doktorature që ky Universitet ofron në të gjithë vendet e botës.

Hapja e këtij Universiteti në Gjirokastër hap një tjetër perspektivë zhvillimi për arsimin e lartë në Shqipëri dhe veçanërisht në Gjirokastër, ku do të lidhen dhe programet e studimit me trashëgiminë kulturore, me turizmin dhe të gjitha aspektet e zhvillimit ekonomik,” tha Manastirliu.


Duke filluar nga viti akademik 2024-2025, UNED-i do të ofrojë programe studimi në Shqipëri në cikle dhe modalitete të ndryshme, sipas nevojave akademike të vendit. Kampusi i Gjirokastrës do të ndjekë të njëjtat standarde si të kampuseve të tjera të UNED-it, me rregullore të brendshme që rregullojnë hapjen, organizimin, gjuhën e studimit, kohëzgjatjen e programeve dhe mbylljen e tyre. Kjo marrëveshje siguron njohjen automatike të gradave shkencore dhe diplomave të UNED-it në Shqipëri.


“Është një ofertë e re akademike që jemi të bindur që do të gjejë përkrahje nga studentët shqiptarë por dhe ata të rajonit. Ky universitet do të vijë me të gjitha standardet dhe akreditimin, i cili do të bëhet nga Spanja. Do të kemi mundësi që diplomat, gradat dhe titujt të njihen automatikisht sipas kësaj marrëveshje, kështu që krijohen lehtësira për studentët shqiptarë dhe ato të rajonit dhe gjithashtu kemi dhe një ofertë të re akademike në Shqipëri,” tha Manastirliu. 

 

manastriliu uned

Sondazh

Poll

Politike 2 Maj 2024, 10:18 I.A

Nis seanca plenare në Kuvend

TIRANË- Seanca plenare në Kuvend ditën e sotme ditën e sotme. Deputeti demokrat Ervin Salianji ka kërkuar që Ministri ...