Politike

Balla: Po ecim përpara në kuadrin ligjor, së shpejti IdentiTek do të prodhojë dokumentat digjitale në një kohë të shkurtër

Balla u shpreh se po bëhet gati ligji që do të mundësoj më pas edhe kompaninë IdentiTek të ecë përpara me prodhimin e dokumentave digjitale.

2 Maj 2024, 10:31 Nga N.F
Balla: Po ecim përpara në kuadrin ligjor, së shpejti IdentiTek do
Ministri Balla

TIRANË- Ministri i Brendshëm, Taulant Balla pas mbledhjes së qeverisë ka folur në lidhje me ecurinë me dokumentat digjitale, në kuadër të asaj që njihet si e-wallet. Balla u shpreh se po bëhet gati ligji që do të mundësoj më pas edhe kompaninë IdentiTek të ecë përpara me prodhimin e dokumentave digjitale.

Ministri më tej shtoi se ndryshim i ligjit është i domosdoshëm, në mënyrë që ti hapin rrugë më pas kompanisë shtetërore IdentiTek që të ecë përpara me prodhimin e dokumentave digjitale të cilat synojmë ti realizojmë në një kohë të shkurtër.

"Dua të informoj publikun se ka të bëjë me një ndryshim të nevojshëm në kuadër të zhvillimit të vrullshëm teknologjik, na duhet që edhe Shqipëria të emetojë sa më shpejt të jetë e mundur, dhe për këtë po bëjmë të gjitha përpjekjet me kompaninë shtetërore IdentiTek, në mënyrë që ligji të na mundësojë edhe prodhimin e dokumentave digjitale të identifikimit, e-ID.

Synimi ynë është të shkojmë drejt asaj që quhet e-wallet, pra të gjithë dokumentat që mbajnë qytetarët në portofolet e tyre, qoftë karta e identitetit, patentat, kartat e kreditit apo dokumentat e tjera të identifikimit të jenë digjitale, në mënyrë që të mos mbahen më në portofol por të mbahen në telefonin e tyre mobil. Ky ndryshim i ligjit është i domosdoshëm, në mënyrë që ti hapim rrugën më pas kompanisë shtetërore IdentiTek që të ec përpara me prodhimin e dokumentave digjitale të cilat synojmë ti realizojmë në një kohë të shkurtër," u shpreh Balla.

balla identitek

Sondazh

Poll

Politike 2 Maj 2024, 10:18 I.A

Nis seanca plenare në Kuvend

TIRANË- Seanca plenare në Kuvend ditën e sotme ditën e sotme. Deputeti demokrat Ervin Salianji ka kërkuar që Ministri ...