"Dua të votoj"/ Mesazhi i Diasporës në seancën plenare (FOTOLAJM)
TIRANË- Protestuesit që kërkojnë të vendoset vota e emigrantëve kanë arritur që të futën në Kuvend. Duk...
Bardhi tha se kreu i qeverisë duhet të vijë të japë llogari për ndërhyrjen dhe presionin që bëri ndaj Rai 3 për dokumentarin mbi Shqipërinë.
TIRANA- Kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi kërkoi në nisje të seancës së sotme plenare interpelancë me kryeministrin Edi Rama. Bardhi tha se kreu i qeverisë duhet të vijë të japë llogari për ndërhyrjen dhe presionin që bëri ndaj Rai 3 për dokumentarin mbi Shqipërinë. Ai shtoi se për të njëjtën çështje me të njëjtin objekt, një grup deputetësh në senatin italian kanë thirrur në interpelancë kryeministren e Italisë.
“Ju po e bëni rrugë që kërkesat për interpelancë të grupit të PD-së, një pjesë i keni futur në sirtar dhe nga ana tjetër kërkesat për interpelancë me kryeministrin as nuk e njoftoni seancën. Grupi i PD-së ka kërkuar një interpelancë urgjente me kryeministrin mbi ndërhyrjen skandaloze që ka bërë mbi lirinë e medias mbi një kanal shtetëror italian. Ju keni vendosur ta refuzoni.
Sa herë thirret Rama për interpelancë ju e refuzoni sepse ai u ka dhënë urdhër dhe ju keni frikë. Unë nuk bie dakord me këtë vendim tuajin. Do të duhet të jetë seanca që vendos me votë nëse do të asgjësojë me votë një mekanizëm kontrolli të opozitës ndaj ekzekutivit. Ju keni edhe frikë t’i përmendni emrin Ramës, por Kuvendi nuk duhet të ketë frikë që ta thërrasë në seancë dhe as kryeministri nuk duhet të ketë frikë që të vijë.
Për të njëjtën çështje me të njëjtin objekt, një grup deputetësh në senatin italian kanë thirrur në interpelancë kryeministren e Italisë dhe të japë llogari kryeministrja e Italisë për veprimtarinë e Edi Ramës dhe të mos japë Rama kjo është jashtë cdo logjike”, tha ai.
TIRANË- Protestuesit që kërkojnë të vendoset vota e emigrantëve kanë arritur që të futën në Kuvend. Duk...
TIRANË- Situata në Kuvend është agravuar që në nisje të seancës plenare. Kreu i grupit Parlamentar të PD-s&e...
Lulzim Basha TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike të vulës, Lulzim Basha deklaroi jashtë Kuvendit se 100 persona të dë...
TIRANË- Seanca plenare në Kuvend ditën e sotme ditën e sotme. Deputeti demokrat Ervin Salianji ka kërkuar që Ministri ...
Lulzim Basha TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike të vulës, ka komentuar në lidhje me Amnistinë Penale dhe faktin që SPAK k...
Gazment Bardhi TIRANA- Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka folur lidhur me protestën që po mbajnë gazetrët par...
Kuvendi TIRANA- Kuvendi do të mblidhet sot në seancë plenare që të nisë në orën 10:00. Dy prej ministrave kryesor&e...
erion veliaj TIRANË- Emisioni ‘Në shënjestër’ nga gazetarja Klodiana Lala, në News24 trajtoi këtë të m&...
sali berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha pas mësuesve iu ka bërë thirrje edhe profesionistëve të lirë të bas...
sali berisha TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë fjalimit të sotëm para mbështetësve të tij bëri thirrje p...