Politike

“Interpelancë urgjente me Manjën për amnistinë”, Basha: U liruan 100 të dënuar nga GJKKO

Basha tha se i ka kërkuar ministrit Manja interpelancë urgjente për këtë çështje. 

2 Maj 2024, 10:20 Nga M.B
“Interpelancë urgjente me Manjën për amnistinë”,
Lulzim Basha

TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike të vulës, Lulzim Basha deklaroi jashtë Kuvendit se 100 persona të dënuar nga GJKKO, janë liruar falë amnistisë penale. Basha tha se i ka kërkuar ministrit Manja interpelancë urgjente për këtë çështje. 

“Ulsi Manja dhe qeveria ka pasur vetëm një interes, i kanë mbajtur 3 muaj më shumë në burg personat e dënuar për të liruar rreth 100 persona të dënuar për korrupsion. Kemi depozituar kërkesë për interpelancë me Manjën. PD dhe deputetët tanë, që kanë dalë nga votat e demokratëve nuk mund të përfshihen në këtë pazar të ndyrë. Po jepet mesazhi që kur zyrtarët dënojnë qeveria me ata që ndodhen në Kuvend me votat e demokratëve, i lirojnë”, tha Basha.

lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 2 Maj 2024, 10:18 I.A

Nis seanca plenare në Kuvend

TIRANË- Seanca plenare në Kuvend ditën e sotme ditën e sotme. Deputeti demokrat Ervin Salianji ka kërkuar që Ministri ...