Politike

"Nuk mendoj se jemi shkaku i këtij problemi", Basha për protestën e gazetarëve: Ambient mediatik i dominuar nga interesat politikë

Këtë deklaratë Basha e bëri para nisjes së seancës plenare.

2 Maj 2024, 10:10 Nga M.B
"Nuk mendoj se jemi shkaku i këtij problemi", Basha për
Lulzim Basha

TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike të vulës, ka komentuar në lidhje me Amnistinë Penale dhe faktin që SPAK ka deklaruar se prej tyre kanë përfituar disa persona. Këtë deklaratë Basha e bëri para nisjes së seancës plenare. Nga ana tjetër, gazetarët i kanë kërkuar Bashës koment në lidhje me protestën që po mbahet para godinës nga gazetarët e terrenit.

Lidhur me këtë, Basha tha se trajtimi i kësaj çështjeje kërkon angazhim politik dhe një qëndrim të qartë e të prerë. Ai tha se sot jetojmë nga një ambient mediatik i dominuar nga interesat politikë. Ai shtoi se edhe PD ka pjesë nga reflektimi i këtij problemi por tha se nuk mendon se ata janë shkaku i këtij problemi.

“Siç është zbuluar nga media, mbi 100 persona që janë dënuar nga GJKKO, janë liruar. Në kundërshtim total me zotimet e marra. Kjo është njollë e zezë! Politikanët nuk kanë punuar që të pengojnë punën e gazetarëve dhe të ushtrojnë presion. Sot jetojmë nga një ambient mediatik i dominuar nga interesat politikë. I mbajnë gazetarët për bukën e gojës, dhe ata janë më të kapur.

Demi duhet kapur nga brirët. Kërkohet një angazhim më i madh. Sapo presion të këtë ndaj pronarëve të medias, ata nuk bëjnë dot gjë nëse ndeshen me murin e gazetarëve. Edhe PD ka pjesë nga reflektimi i këtij problemi. Nuk mendoj se jemi shkaku i këtij problemi, por duhet të jemi pro luftimit të fenomenit të sulmeve ndaj gazetarëve. Duhet të mbështesim një faqe të re të medias shqiptare”, tha Basha.

protesta e gazetareve

Sondazh

Poll