Politike

Berisha fton profesionistët e lirë në protestë: Bashkohuni me ne për padrejtësitë që u janë bërë

Ai gjithashtu ftoi edhe studentët dhe gjimanzistët të bashkohet për të shpëtuar të ardhmen e tyre.

1 Maj 2024, 20:55 Nga r.ll
Berisha fton profesionistët e lirë në protestë: Bashkohuni
sali berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha pas mësuesve iu ka bërë thirrje edhe profesionistëve të lirë të bashkohen në protestën e opozitës.

Berisha tha se ata duhet t'ju bashkohen padrejtësinë e madhe që iu ka bërë Edi Rama. Ai gjithashtu ftoi edhe studentët dhe gjimanzistët të bashkohet për të shpëtuar të ardhmen e tyre.

Ish-kryeministri u shpreh më herët se fitorja e Tiranës është fitore vendimtare për rikthimin e opozitës në pushtet dhe për shpëtimin e Shqipërisë dhe çeljen e rrugës së integrimit të këtij vendi. Ndër të tjera ai shtoi se "çlirimi i shtëpisë së parë të kryeqytetit është fitore vendimtare për qeverinë teknike të ardhshme."

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Kam një thirrje të veçantë për ata dhjetëra mijëra specialistë dhe ekspertë të profesioneve të lira, shërbëtorë të nderuar të qytetarëve shqiptarë. Bashkohuni me ne për padrejtësinë e madhe që u ka bërë Edi Rama.

Bashkohuni me ne të përballemi dhëmb për dhëmb jo vetëm për veten, por për fëmijët tanë, për mbarë shqiptarët. Studenteve dhe studentëve, gjimnazistëve dhe gjimnazisteve iu bëj një thirrje zemre, ngrihuni në lartësitë e ëndrrës suaj se ju, se familja, se Shqipëria nuk ka asgjë më të bukur se ëndrrën tuaj të bëhet realitet. Bashkohuni me ne se sot ju jeni të rinjtë më të përçmuar, më të injoruar, por edhe më të poshtëruarit.

Ju meritoni të ardhmen. E ardhmja juaj është e ardhmja e ndritur e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Sot i duheni Shqipërisë ju. I duheni shumë me guximin tuaj. Me trimërinë tuaj. Jepjani asaj një dorë, një mbështetje se ajo do ua shpërblejë ju dhe fëmijëve tuaj.

Protesta e ardhshme e thirrur nga opozita dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit është planifikuar të mbahet të martën në orën 11:00. Protesta e djeshme u shoqërua me përplasje dhe tensione mes protestuesve dhe policisë. Tensionet u rritën më shumë kur këshilltarët e opozitës tentuan të futen me forcë brenda bashkisë. Ata gjithashtu arritën të shkulnin gardhin metalik i cili ishte instaluar me vida në tokë. Protestuesit gjithashtu qëlluan me gurë efektivët e policisë të cilët iu kundërpërgjigjen më pas me gazlotsjellës.

sali berisha

Sondazh

Poll