Politike

"Të zbardhet manipulimi me provimin e Shkollës së Magjistraturës", Çupi: Drejtori dhe Këshilli Drejtues të raportojnë në Komisionin e Ligjeve

Deputetja demokrate thotë administrimi i rregullt dhe korrekt i provimit për pranimin në Shkollën e Magjistraturës të kandidatëve për gjyqtarë dhe prokurorë është garanci për pavarësinë dhe integritetin e sistemit të drejtësisë në të ardhmen.

1 Maj 2024, 17:17 Nga r.ll
"Të zbardhet manipulimi me provimin e Shkollës së
shkolla e magjistratures

TIRANË- Nënkryetarja e Komisionit të Ligjeve, Dhurata Çupi kërkon të zbardhë manipulimin e konkursit të magjistraturës, ndërsa shprehet se do të ripërsërisin kërkesën për raportim në këtë komision të Drejtorit dhe Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës.

Deputetja demokrate thotë administrimi i rregullt dhe korrekt i provimit për pranimin në Shkollën e Magjistraturës të kandidatëve për gjyqtarë dhe prokurorë është garanci për pavarësinë dhe integritetin e sistemit të drejtësisë në të ardhmen.

POSTIMI I PLOTË:

Anëtarët e opozitës në Komisionin e Ligjeve do të këmbëngulin në kërkesën për transparencë mbi hijet e manipulimit të provimit të pranimit në Shkollën e Magjistraturës. Mazhoranca nuk duhet të pengojë as transparencën dhe as llogaridhënien e institucioneve publike, duke garantuar padyshim parimin e ndarjes dhe balancës mes pushteteve.

Zyrtarisht do të ripërsërisim kërkesën për raportim në Komisionin e Ligjeve të Drejtorit dhe Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës.

Administrimi i rregullt dhe korrekt i provimit për pranimin në Shkollën e Magjistraturës të kandidatëve për gjyqtarë dhe prokurorë është garanci për pavarësinë dhe integritetin e sistemit të drejtësisë në të ardhmen. Kuvendi nuk mund të qëndrojë indiferent ndaj shqetësimit publik të këtyre ditëve, që ngre dyshime serioze mbi procesin dhe rrezikon besueshmërinë e sistemit të drejtësisë për të paktën 30 vitet e ardhshme.

dhurata çupi shkolla e magjistratures

Sondazh

Poll