Politike

Mblidhet Kryesia e PL-së/ "Prioritetet e programit tonë të realizueshme", Meta: Në Dogana dhe Tatime bëhet hataja, ka 500 lidhje nepotike

Gjatë fjalës së tij Meta ka prezantuar edhe sot  prioritetet e programit të tij, për të cilat tha se janë lehtësisht të realizueshme.

1 Maj 2024, 17:52 Nga r.ll
Mblidhet Kryesia e PL-së/ "Prioritetet e programit tonë të
erisa xhixho, ilir meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mbledhur sot Kryesinë e PL-së. Gjatë fjalës së tij Meta ka prezantuar edhe sot  prioritetet e programit të tij, për të cilat tha se janë lehtësisht të realizueshme.

"Shpreh besimin tim se përmes këtej procesi kaq transparent kaq përfshirës, kaq demokratik, kemi hedhur themele shumë të forta për Shqipërinë e 20 viteve që vijnë, jo vetëm për PL, për zbatimin e 5 prioriteteve tona, për ta realizuar Shqipërinë me 4 milionë shqiptarë plus. Prioritetet tona, ndalimi i shpopullimit, rritja e pensioneve dhe pagave, investimi në kapital, bujqësia dhe ulja e kostos së jetesës dhe Shqipëria fuqi ekspertuese. Kemi një program mjaft të detajuar që do përpunohet me tej, do elaborohet në cdo detaj dhe zgjon shpresën tek shqiptarët për tu rikthyer dhe riintegruar në vendin e tyre Nuk mund të vazhdohet me ato pensione skandaloze që është më e ulet se në Kosovë, Maqedoni, Serbi dhe Malin e Zi”, tha Meta.

Më tej, kreu i PL-së tha se doganat e penalizuan dhe bllokuan integrimin e Shqipërisë në Europë, ndërsa shtoi më tej se në Dogana dhe Tatime, bëhet "hataja" me mbi 500 lidhje nepotike. 

“Ne jemi absolutisht të sigurt në arritjen e programit tonë dhe se programi ynë është tërësish i financueshëm. Nuk po marrim modelin danez sepse jemi shumë larg standardeve daneze, por po marrim modelet më të arrija në rajonin tonë. Rilindja vdes për pak Doganë, si Jovan Bregu për pak magazinë. Doganat e penalizuan integrimin e Shqipërisë. Në Dogana dhe Tatime bëhet hataja. 500 lidhje nepotike në tatime dhe dogana", tha Meta.

 

ilir meta kryesia e pl

Sondazh

Poll