Politike

Këlliçi: Ta lejosh ende në zyrë Erion Veliajn, akt kriminal që po kryhet nga prokurorët e SPAK

Këlliçi tha se qëndrimi në detyrë i kryebashkiakut Veliaj i jep mundësinë atij që të zhdukë dokumentat në institucionet e varësisë dhe të zhdukë dokumenta në protokoll dhe të zhdukë informacione që janë të vlefshme për hetimin.

1 Maj 2024, 18:35 Nga r.ll
Këlliçi: Ta lejosh ende në zyrë Erion Veliajn, akt
belind kellici

TIRANË- Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka komentuar ditën e sotme thirrjen dhe marrjen në pyetje nga SPAK të kryebashkiakut Erion Veliaj, për inceneratorin e Tiranës. 

I ftuar në Syri Tv, Këlliçi tha se qëndrimi në detyrë i kryebashkiakut Veliaj i jep mundësinë atij që të zhdukë dokumentat në institucionet e varësisë dhe të zhdukë dokumenta në protokoll dhe të zhdukë informacione që janë të vlefshme për hetimin.

"Është thirrur në SPAK me 4 vite vonesë dhe shumë vonë. Ajo që mua më shqetëson, në 2022 u mbajt komisioni hetimor për inceneratorët dhe rreth 70% e institucioneve të shtetit bashkë me Bashkinë e Tiranës, kanë refuzuar të na kthejnë përgjigje. Pra Kuvendit të Shqipërisë, deputetëve të opozitës, që e kanë detyrim të na kthenin përgjigje, refuzonin. Kanë kaluar 2 vite dhe ende që ne flasim Erion Veliaj lejohet të qëndrojë në zyrë ne kryetarit të bashkisë duke i dhënë mundësinë të zhdukë dokumenta në institucionet e varësisë dhe të zhdukë dokumenta në protokoll dhe të zhdukë informacione që janë të vlefshme për hetimin. Që ta lësh akoma në detyrë Erion Velinë ende në zyrë është një akt kriminal që po kryhet në këto momente nga prokurorët e SPAK.", tha Këlliçi.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është paraqitur paraditen e djeshme në Prokurorinë e Posaçme ku është pyetur për rreth 7 orë e gjysmë. Ai e kishte paralajmëruar vetë të shtunën e kaluar që do të paraqitej në SPAK. Veliaj është thirrur nga prokurori i posaçëm Dritan Prenci, si person që ka dijeni në lidhje me inceneratorin e Tiranës.

Për aferën e inceneratorit të Tiranës është caktuar masë arresti në burg për Alqi Bllakon, Taulant Tushën, Namik Simirxhiun, Bledar Karolin dhe Lefter Kokën. Ndërsa në 'arrest shtëpie' janë 7 të tjerë, konkretisht Etleva Kondi, Valbona Ballgjini, Alba Thoma, Sidita Kopliku, Silena Toma, Pëllumb Abeshi dhe Jetmir Llapaj. Të akuzuarit Erjon Murataj dhe biznesmenët pronar të "Integrated Energy B.V SPV” Klodian Zoto e Mirel Mërtiri, janë në kërkim.

belind këlliçi erion veliaj spak inceneratori i tiranes

Sondazh

Poll