Politike

VIDEO/ ‘Jo vetëm nuk largohem, por do vjedh më shumë’, Berisha i kthehet Veliajt: Qytetarët do të të nxjerrin prej zverku

Berisha me anë të një postimi në Facebook shkruan se qytetarët e Tiranës do e nxjerrin Veliajn për zverku nga vrima e miut.

1 Maj 2024, 11:37 Nga I.A
VIDEO/ ‘Jo vetëm nuk largohem, por do vjedh më
Protesta

TIRANË- Kryetari i opozitës, Sali Berisha ka komentuar sulmet e kryebashkiakut Erion Veliaj ndaj analistëve dhe opozitës. Berisha me anë të një postimi në Facebook shkruan se qytetarët e Tiranës do e nxjerrin Veliajn për zverku nga vrima e miut. Po ashtu Berisha theksoi se Veliaj derdhi të gjithë dufin dhe urrejtjen e tij ndaj gazetarëve e analistëve.

Postimi i Plotë:

“Jo vetëm nuk largohem, por do vjedh edhe më shumë”m deklaron Veliaj!

Deklaratë nga vrima e miut e rrethuar me 1000 policë. Të dashur miq, pasi mbaroi inspektimin e kolegëve dhe u nda me bashkëpunëtorët e tij në Skrapin e Partisë, Erion Vjedhësi i Parë i Tiranës derdhi të gjithë dufin dhe urrejtjen e tij ndaj analistëve dhe porositi Dumanin të ecë përpara në rrugën e partisë. Kurse qytetarëve të Tiranës u tha se nuk do largohet, por do vjedhë edhe më shumë. Me këtë rast duhet t’i themi kryehajnit të Tiranës se qytetarët e kryeqytetit kanë dhënë verdiktin: nxjerrje prej zverku nga vrima e miut dhe varje e gdhendje me germa të zeza të emrit tënd në shtyllën e turpit të historisë.

Protesta e Opozitës ashtu si protestat e kaluara u shoqërua me disa incidente ndëra qytetarët kanë hedhur fruta dhe vezë drejt bashkisë. Situata u "nxeh" akoma më shumë pas tentativave të shpeshta të këshilltarëvë e opozitës dhe qytetarëve për tu futur brenda objektit të bashkisë. Ata gjithashtu arritën të shkulnin gardhin metalik i cili ishte instaluar me vida në tokë. Protestuesit gjithashtu qëlluan me gurë efektivët e policisë të cilët iu kundërpërgjigjen me gazlotsjellës. Një tjetër incident i cili u regjistrua sot është edhe sëmurja e një efekti të policisë të cilit i ra të fikët. Anëtari i Këshillit Bashkiak, Ilir Alimehmeti ndërhyri për ti dhënë ndihmë efektivit gjesti i cili u duartrokit nga qytetarët.

sali berisha erion veliaj

Sondazh

Poll