Politike

Berisha: I bëj thirrje policisë të vetëpërmbahet, të mos përdoret si mish për top nga një bandë hajdutësh

Më tej Kreu i PD shtoi se nuk ka kriminel më të madh se Erion Veliaj dhe Edi Rama. 

30 Prill 2024, 20:25 Nga E. D
Berisha: I bëj thirrje policisë të vetëpërmbahet,
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka mbajtur edhe sot fjalën e tij para mbështetësve. Berisha tha se i bën thirrje policisë të vetëpërmbahet dhe të mos përdoret si mish për top nga një bandë hajdutësh. Më tej Kreu i PD shtoi se nuk ka kriminel më të madh se Erion Veliaj dhe Edi Rama. 

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Qytetarë dhe qytetare të Tiranës, ftesa ime, bashkohuni me ne se ky ortek nuk ndalet kurrë. Se ky uragan nuk mposhtet kurrë. Ky është uragani i lirisë. Ky është uragani që do përmbysë diktaturën. Ky është uragani i fitores. Rroftë fitorja! Rrofshi ju. I bëj thirrje policisë të vetëpërmbahet, të mos përdoret si mish për top nga një bandë hajdutësh. I them çdo polici, i bëj një pyetje: cili nga ju është martuar me paratë e vjedhura të taksapaguesve? Cili nga ju ka marrë përsipër të ndërtojë objekte 130 milionë euro dhe të mos gjendet nam as nishan?

Cili nga ju në repartin e tij, në qytetin e tij, në fshatin e tij, ka pretenduar se ka mbjellë jo 1 milion, por 10 mijë pemë? Asnjë prej jush. Cili nga ju, kur ka dëgjuar ndonjëherë se kryetari i bashkisë vjedh 100 përqind paratë me tendera. Ndaj dhe kthehuni shpinën këtyre horrave. Altin Dumani që u akuzon ju se bashkëpunoni me krimin, është vetë bashkëpunëtori më i shpifur me krimin. Se nuk ka kriminel më të madh se Erion Veliaj. Se nuk ka kriminel më të madh se Edi Rama. Se nuk ka kriminel më të madh se Taulant Balla. Shërbëtor i të cilëve është Altin Dumani.

sali berisha

Sondazh

Poll